Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Ballkani pėrballė ndryshimit tė kufijve

Ballkani pėrballė ndryshimit tė kufijve

  Publikuar: 01 Shkurt 2012, E Merkure 16:14:16. E lexuar 68 herė
Ballkani pėrballė ndryshimit tė kufijve

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Nė sipėrfaqe sė shpejti do tė jetė njė raundi i ri i ndryshimit tė kufijve nė Ballkan, vlerėson Instituti gjerman pėr Cėshtje Ndėrkombėtare dhe tė Sigurisė (SWP) me seli nė Berlin.

Analiza e këtij instituti bën të ditur se Maqedonia, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina janë shoqëri fragjile ku sërish kërcënohen nga konfliktet etnike dhe politike, informon agjencia e lajmeve INA. 

"Meqë konfliktet e tilla në rajon deri tani kanë përfunduar me ndryshimin e kufijve, nuk ka arsye që revizioni eventual i kufijve të mos ndodhë pa dhunë", shkruan në analizën e Institutit gjerman. 

Siç thuhet ky parashikim i zi për zhvillimet në rajon është  i inspiruar dhe është një linjë me kërkesat e serbëve për ndarjen e Kosovës. 

Në analizë theksohet se pikërisht në vitin 2009, ambasadori amerikan në Tiranë kishte kundërshtuar dhe ndërprerë angazhimet publike të kryeministrit Sali Berisha për bashkimin e shqiptarëve, por tani siç nënvizohet, forca e tretë më e fuqishme në Kosovë "Vetëvendosje!" ka vendosur këtë çështje në krye të kërkesave të  saj. Nga ana tjetër, edhe serbët në veriun e Kosovës refuzojnë që të jenë pakica në shtetin e ri, dhe me këtë krijohet kriza e re.  

Sipas analizës, ndarja e Kosovës do të shkaktonte forcimin e separatizmit shqiptar në Maqedoni. "Kryeministri nacionalist dhe konservativ Nikolla Gruevski po punon në mënyrë intensive për identitetin antik maqedonas të shtetit, që mund të shkaktojë rritjen e hendekut midis shqiptarëve dhe maqedonasve. Me këtë koncept të promovuar, shqiptarëve nuk do ti mundësohet që të identifikohen me këtë vend", shkruan në analizën e institutit gjerman. Analiza e këtij institutit sjellë edhe zhvillime dhe parashikime të reja.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com