Kryetari i Komunės sė Vevēanit duhet tė kėrkojė falje publike me qėllim uljen e tensioneve ndėrfetare dhe ndėretnike, pasi ai ka lejuar qė nė komunėn e tij tė fyhen rėndė besimtarėt mysliman gjatė karnavalit tė fundit. Kėshtu u shpreh ministri i Pushtetit Vendor, Nevzat Bejta duke shtuar se aktet e tilla nuk guxojnė tė pėrsėriten pasi nxisin tensione dhe cenojnė bashkėjetesėn.
“Fajin kryesor e ka kryetari i Komunës së Vevçanit sepse ai nuk duhet të lejojë që të organizohet një karnaval ku preken ndjenjat shpirtërore dhe fetare të besimtarëve islam, në përgjithësi të shqiptarëve pasi ajo nuk shkon në dobi të bashkëjetesës së qytetarëve që jetojnë në Maqedoni. Unë i kisha apeluar kryetari të komunës së Vevçanit si Ministër i Vetëqeverisjes Vendore që ai të dalë publikisht dhe t’u kërkojë falje publike të gjithë besimtarëve të fesë islame”, deklaroi Nevzat Bejta, Ministër i Pushtetit Vendor.
Ministri Bejta gjithashtu tha se dyshon që zjarret që kapluan kishat në Llabunishtë të Strugës dhe Reçicë të Tetovës janë shkaktuar nga shqiptarët.
“Ajo që ka ndodhur me rastin e vënies së zjarrit në dy kishat, në kishën e Llabunishtës dhe në atë të Reçicës së Vogël, nuk besojë se e kanë bërë besimtarët e besimit islam pasi feja islame është fe tolerante dhe është shumë liberale dhe si dëshmi sipas informacione që i kam unë si ministër aty të parët të cilët kanë marrë pjesë për të shuar zjarrin në të dy kishat janë besimtarët e fesë islame të komunitetit shqiptarë”, u shpreh Nevzat Bejta, Ministër i Pushtetit Vendor.
Ndërkohë ambasadori i OSBE-së në Maqedoni, Ralf Bret thotë se ngjarjet e fundit që nxitën urrejtje ndëretnike dhe ndërfetare në vend shkojnë në dëm të shtetit. Bret me këtë rast tha se mbështet aktivitetet e krerëve shtetëror për të qetësuar situatën.
“Jemi të shqetësuar se këto ngjarje dhe ato të tjerat që ndodhën kohë më parë mund të shkaktojnë tensione dhe të destabilizojnë situatën dhe kjo është arsyeja pse ne mbështesim të gjitha kërkesat për qetësi që u lëshuan pikërisht për këto ngjarje nga presidenti, kryeministri, udhëheqësit fetar dhe udhëheqësit politik në vend. Ne bëjmë thirrje që të gjitha palët të përmbahen nga aktet e provokimeve dhe ofendimeve pasi ne jemi ende të bindur se toleranca dhe respekti i ndërsjellë është baza e një ko-ekzistim të të gjitha komuniteteve në këtë shtet”, tha Ralf Bret, ambasador i OSBE-së.
Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër informojnë se kanë marrë masa për zbardhjen e kryerësve të incidentit të para dy ditëve ku u dogj hapësira ndihmëse e kishës “Shën Nikolla” në fshatin Llabunishtë të Strugës. Sipas SPB-së në Ohër nga vendi i ngjarjes janë marrë gjurmë të cilat po hetohen dhe sipas analizave të deritanishme të policisë zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe nuk ka shpërthyer vetvetiu. Por sipas policisë, intervenimi i zjarrfikësve dhe i banorëve lokal ka ndihmuar që kisha mos të digjet tërësisht.