Ekipi i ligės sė parė tė Kosovės, “Lepenci” nga Kaēaniku, ka arritur marrėveshje me portierin shkupjanin, Blerim Guxhufi. “Pas disa bisedave, pėrfundimisht kemi arritur marrėveshje me Guxhufin.
Ai do të jetë pjesë e skuadrës sonë deri në fund të sezonit, për mundësi vazhdimi”, pohoi drejtori sportiv, Berajdin Shehu. Ai shtoi se i njeh mirë kualitetet e shkupjanit prandaj edhe dëshironte ta ketë në ekip. “I njohim mirë cilësitë e tij pasi ai edhe më parë ishte pjesë e skuadrës sonë”.
Ndryshe, Blerim Guxhufi gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadrën e Slloga Jugomagnatit dhe Shkëndijës. Me këtë të fundit është bërë edhe kampion i Maqedonisë.