Nė pothuajse tė gjitha ligat e futbollit evropian gjatė ditėve tė kaluara e sidomos nė atė tė sotme ka pasur dhe vazhdon tė ketė shumė lėvizje tė futbollistėve nga njėra skuadėr te tjetra.
Por, koha për të sjell përforcime në skuadrat përkatëse është në skadim. Pas përfundimit të afatit kalimtar të janarit, që në ligat kryesore evropiane mbyllet sonte, klubet nuk do të kenë të drejtë për shitblerje të futbollistëve, përveç atyre që kanë statusin e lirë.
Gazeta Express ju sjell përforcimet kryesore që kanë ndodhur deri më tani gjatë ditës së sotme.
Cisse lë Lazion për QPR-në
Sulmuesi francez, Djibril Cisse i ka thënë lamtumirë Lazios duke arritur marrëveshje për transferim në Queens Park Rangers për 5 milionë euro. 30 vjeçari përdori rrjetin social Twitter për të konfirmuar kalimin e tij te klubi nga Premierliga. “Dua t’u falënderohem tifozëve të Lazios dhe të gjithë atyre që kam takuar në këta muaj, për përkrahjen dhe adhurimin e tyre. Më vjen keq që kam dëshpëruar dikë”, shkroi ai. Mediet italiane kanë raportuar se Cisse do të nënshkruajë kontratë për dy vite e gjysmë me QPR-në.
Corluka përforcon Leverkusenin
Bayer Leverkusen ka transferuar mbrojtësin kroat Vedran Corluka nga Tottenham deri në fund të sezonit. Klubi gjerman ka edhe të drejtën e blerjes së Corlukas gjatë verës. Drejtori sportiv i Leverkusenit, Rudi Voeller, ka thënë se Corluka është pikërisht futbollisti për të cilin kishte nevojë skuadra. Në të njëjtën kohë, menaxheri i Michael Ballackut theksoi se ish kapiteni i Gjermanisë nuk do të largohet nga klubi para përfundimit të këtij sezoni.
Muntari, te rivali Milan
Mesfushori ganez, Sulley Muntari i është bashkuar kampionit të Italisë, Milan, në formë huazimi nga rivali i qytetit, Inter. Milan nëpërmjet një komunikate të publikuar në ueb faqen zyrtare të klubit ka njoftuar për ardhjen e 27 vjeçarit deri në fund të këtij sezoni. Muntari ka dështuar të sigurojë vend në Inter gjatë këtij edicioni dhe shpeshherë ka hidhëruar tifozët me disa prej paraqitjeve të tij, dhe ishte huazuar në Sunderland sezonin e kaluar, por edhe atje nuk bëri ndikim.
Sunderland merr Bridgen
Në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, Sunderland ka transferuar mbrojtësin e Manchester Cityt, Wayne Bridge në formë huazimi deri në fund të sezonit. 31 vjeçari ka luajtur vetëm një herë gjatë këtij edicioni për Cityn e Roberto Mancinit. Ai ishte transferuar në klub gjatë afatit kalimtar të janarit 2009. “Shpresoj që ky të jetë një fillim i ri për Wayne. Përvoja dhe aftësia e tij mund të jetë shumë e dobishme për ne”, tha menaxheri i Sunderlandit, Martin O’Neill.
QPR blen Zamoran
Queens Park Rangers ka arritur marrëveshje me Fulhamin për blerjen e sulmuesit Bobby Zamora. Zamora në QPR do të bashkohet me ish menaxherin e tij nga Fulham, Mark Hughes. Sulmuesi anglez ishte transferuar në Fulham nga West Ham në korrik 2008. Më herët gjatë këtij muaji menaxheri i Fulhamit, Martin Jol, mohoi ekzistimin e mosmarrëveshjeve mes tij dhe Zamoras. Sulmuesi ka realizuar shtatë gola në 29 paraqitje këtë sezon.
Pizarro huazohet te City
Mesfushori i Romës, David Pizarro është transferuar në Manchester City në formë huazimi për pjesën e mbetur të këtij sezoni, kanë njoftuar mediet italiane. 32 vjeçari nuk ka zënë vend në planet e trajnerit të Giallorossëve Luis Enrique dhe pritej të largohej gjatë këtij afati kalimtar të janarit. Së fundmi kërkohej nga Juventus, por në fund iu bashkua Cityt të Roberto Mancinit, i cili e njeh mirë kilianin pasi kishte punuar me të në Inter gjatë sezonit 2005-06.
Pazienza kthehet në Udinese
Kërkohej nga Genoa e Lazio, por në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit u transferua te Udinese. Michele Pazienza ka braktisur Juventusin vetëm gjashtë muaj pas ardhjes së tij në klub dhe ka kaluar te rivali nga Serie A, Udinese në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni. Pazienza nuk zuri vend në formacionin bazë të Juventusit dhe u rikthye në Friuli, ku kishte luajtur nga 2003 deri 2005.