Aktorėt politikė janė skenaristėt e incidenteve tė fundit ndėretnike nė vend. Kėshtu vlerėsojnė ekspertėt pėr marrėdhėnie ndėretnike Suad Misini dhe Vllado Dimovski. Madje pėr Misinin beteja politike qė po zhvillohet nė Strugė ka dalė nga kornizat e njė beteje normale dhe derisa liderėt politik vazhdojnė tė ruajnė gjakftohtėsinė e tyre, dyshimet pėr involvimin e tyre eventual nė kėto skenare do tė konsiderohen si tė vėrteta.
“Për fat të keq mendoj se kjo qetësi që mbisundon në nivel politik, jep indikacione se ekziston plan apo ndonjë konstruksion që Strugën si një vend nevralgjik ta shndërrojë në betejë politikë përmes së cilës do të mund të fitojnë pikë politike por e shohim se beteja politike po del nga kornizat e një beteje politike normale dhe derisa nuk dalin liderët politik dhe fetar në teren me vepra dhe deklarata ta kthejnë situatën në normale, këto dyshime do të dëshmohen si të vërteta”, u shpreh Suad Misini, ekspert për marrëdhënie ndëretnike.
Për Dimovskin dyshimet lindin edhe nga sjellja e Presindetit Ivanov i cili ndonëse ishte prezent në ndeshjen e hendbollit ku u fyen shqiptarët ai mohoi një gjë të tillë dhe nuk e dënoi sjelljen e tyre.
“Konsideroj se është gabim i madh që shteti nuk i kontrollon ngjarjet e tilla respektivisht ndezësit sikurse Karnevalin e Vevçanit që ishte organizuar nga shteti dhe ajo që ndodhi në kampionatin e hendbollit. Ju nuk mund të distancoheni nga asnjë ngjarje nëse kryetari i një shteti është në tribunat ndërsa pas jush gjenden ata që i keni çuar vetë atë ngjarje, i fyejnë bashkëqytetarët e tyre me këngët, shqiptarët e mallkuar etj”, u shpreh Vllado Dimovski, Qendra për tolerancë ndëretnike.
Sipas ekspertëve mënyra e vetme për kapërcimin e këtyre tensioneve do të bëhet pasi liderët politik dhe fetar t’i dënojnë aktet e tilla që dalin pikërisht nga radhët e tyre.
“Ata që kanë bërë incidente e që janë të dënueshme me ligj të zbulohen dhe të procedohen, liderët fetar dhe politikë të maqedonasve etnik duhet të dalin dhe ti dënojnë ata që nga radhët e tyre kontribuon të destabilizohet situata ndëretnike dhe ndërfetare në Strugë dhe rrethinë, gjithashtu edhe shqiptarët. Zgjidhja klasike është që të gjithë ne së bashku me atë që e prishin paqen dhe bashkëjetesën ndëretnike që kushtimisht të pastrojë hesapet”, tha Suad Misini, ekspert për marrëdhënie ndëretnike.
“Iniciatorët duhet të ulen në tavolinë dhe të merren vesh se ngjarjet e tilla nuk sjellin asgjë të mirë, pavarësisht se 2012-ta është vit para zgjedhjeve lokale, pavarësisht se pikët politike përfitohen në bazë të ndjenjave nacionale të qytetarëve, iniciatorët menjëherë të ulen që t’i pastrojnë këto çështje”, theksoi Vllado Dimovski, Qendra për tolerancë ndëretnike.
Ndërkaq në reagimin e partive politike maqedonase VMRO DPMNE dhe LSDM u dënuan vetëm protestat në Strugë, të cilët kërkuan edhe distancimin publik nga këto ngjarje të kryebashkiakut Ramiz Merko.