Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Amnistia e vonuar pėr Ibrahim Sulejmanin

Amnistia e vonuar pėr Ibrahim Sulejmanin

  Publikuar: 01 Shkurt 2012, E Merkure 09:54:56. E lexuar 39 herė
Amnistia e vonuar pėr Ibrahim Sulejmanin

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Pas paralajmėrimeve se amnistia do vlejė edhe pėr ish ushtarin e UĒK-sė Ibrahim Sulejmani, ajo nuk po ndodhė. Lirimi i tij nuk erdhi as edhe me interpretimin autentik tė ligjit i sjellė nė Parlamentin e Maqedonisė nga dy partnerėt e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI.

Sulejmani është nga Tetova dhe i dënuar me 15 vjet burg që nga viti 2001 dhe akuzohet për “krime lufte kundër popullatës civile” dhe “aktivitete përgatitore për terrorizëm”.

Ibrahim Sulejmani në një deklaratë për “Zhurnal plus” ka thënë ka pritur gjatë kohë të lirohet dhe se është e kotë se pse ai mbahet në burg. “Unë jam arrestuar me datë 12 dhjetor të vitit 2002, jam arrestuar nga policia.

Për çdo takim që realizoj me avokatin tim, më thotë se do të lirohem, sepse këtë ma garanton ligji për amnisti, por deri më tani më duket se kam marrë vetëm premtime të kota.

Unë edhe sot them se rasti im ka qenë plotësisht i montuar, dhe nuk di akoma pse po mbahem në burg. Gjykata e Tetovës kohë më parë më tha gjoja se ka marrë vendim për heqjen e aktakuzës dhe se pëlqim pritet të japë vetëm edhe Gjykata e Shkupit, por ka diku katër muaj që unë po qëndroj këtu me shpresë”, pohon Ibrahim Sulejmani.

Ai apelon deri te gjithë përfaqësuesit politik dhe institucionet vendore që të marrin parasysh aktvendimin e tij, dhe të bëjnë përpjekje që ai dhe gjithë shokët e luftës të lirohen sa më shpejtë, sepse, “janë të pafajshëm”.

Ndërkohë, sipas përfaqësuesit të Organizatës së Veteranëve të Luftës – OVL Besim Hoda, Ibrahimi është edhe një prej shumë viktimave të luftës të cilët luftuan për të drejta më të mëdha, “por që jeta e tyre u shndërrua në ferr”.

“Ne prej në fillim kur është sjellë ligji për amnisti kemi treguar se aj ligj është vetëm sa për sy e faqe, dhe më shumë mund ta them se është një marrëveshje politike mes BDI-së dhe VMRO-së, me të cilën kanë përfituar vetëm një numër i vogël i personave.

Pra, jo vetëm Ibrahim Sulejmani, por edhe shumë shqiptarë të tjerë, thjeshtë nuk kanë asnjë institucion të besueshëm shtetëror ku do mund ta kërkojnë drejtësinë që u takon. Ne e pamë edhe personat nga rasti i Sopotit, u mbajtën sa kohë në burg, dhe nuk u dëmshpërblyen aspak, kjo mund të ndodhë vetëm tek ne.

Unë shpresoj se BDI do të duhet t’i shfrytëzojnë postet e tanishme dhe të kontribuojnë diçka në këtë drejtim. Ligji për amnisti është në funksion që dhjet vite, dhe çka solli të mirë për shqiptarët?”, ka thënë përfaqësuesi i OVL-UÇK, Besim Hoda.

Ndërkohë, në ministrinë e Drejtësisë kanë qenë të pakapshëm të komentojnë lidhur me rastin e Ibrahim Sulejmanit, ndërsa juristi Afrim Osmani nënvizon se do të duhet të shikohet rasti i Ibrahimit.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com