Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Incidentet: Opozita akuzon pushtetin, tenton tė pėrfitoj politikisht

Incidentet: Opozita akuzon pushtetin, tenton tė pėrfitoj politikisht

  Publikuar: 31 Janar 2012, e Marte 03:43:44. E lexuar 78 herė
Incidentet: Opozita akuzon pushtetin, tenton tė pėrfitoj politikisht

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Kryeministri Nikolla Gruevski, nga Turqia ka reaguar pas djegies sė objektit ndihmės tė kishės nė Llabunishtė tė Strugės. Gruevski bėri thirrje pėr qetėsimin e situatės dhe ka kėrkuar nga partitė politike nė vend qė tė mos e keqpėrdorin situatėn dhe besimtarėt pėr qėllimet e tyre.

“Do tu bëja thirrje të gjithëve, pavarësisht se a janë maqedonas, shqiptarë, turq, romë, vlleh, serbë, boshnjakë e të tjerë apo pavarësisht se a janë ortodoksë apo myslimanë, energjinë të mos e orientojnë në punë negative si ta dëmtojnë tjetrin, ta fyejnë ose t’i bëjnë ndonjë të keqe, por si të gjejnë mënyrë që nga frustracionet të dalin me ide të mira, me ide për mbështetje ndaj njëri tjetrit, me ide me të cilat vendin bashkërisht do ta lëviznim në një drejtim më të mirë dhe do të ndihmohemi dhe do të jetojmë bashkërisht”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër.
Zhvillimet e fundit në rajonin e Strugës, i kanë dënuar pothuajse të gjitha partitë politike opozitare në vend. Duke dënuar incidentet që nga karnavali dhe ai i djegies së kishës në Llabunishtë, partitë opozitare kërkojnë që Qeveria të ketë kujdes me marrëdhëniet ndëretnike, ndërsa kërkojnë nga qytetarët që të ruajnë gjakftohtësinë.
“Të gjitha këto aktivitete dhe këto fyerje bëhen për arritjen e përfitimeve në politikën lokale duke marrë pjesë edhe kryetar të Komunave në të gjitha këto turbulenca për të forcuar pozitën e tyre në zgjedhje lokale dhe gjithashtu për qëllime në politikën ndërkombëtare, është më e njohur historikisht se para çdo samitit të NATO-s dhe BE-së, në Maqedoni paraqiten turbulenca ndëretnike me qëllim që t’i jepet mesazh faktorit ndërkombëtar se Maqedonia është e rrezikuar dhe në këtë situatë ajo duhet të pranohet në të gjitha këto forume dhe organizata pa kushte”, u shpreh Izet Zeqiri, deputet i RDK-së
Nga LSDM-ja e Branko Cërvenkovskit apeluan për uljen e tensioneve dhe kërkojnë nga qytetarët që të mos bien pre e provokimeve politike. LSDM-ja kërkoi që institucionet të gjejnë kryerësit e veprës vandale ndërsa nga kryeministri të dalë publikisht dhe të dënojë ngjarjet e fundit në rajonin e Strugës.
“Kryeministri i Maqedonisë nuk mund të qëndrojë anash nga këto ngjarje të pahijshme. Ai ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë të ndërmarrë hapa konkret për qetësimin e situatës. Aq më tepër për shkak se gjatë mandatit të tij, këto nuk janë të vetme tensione ndëretnike. Nuk ka kaluar as një vit nga incidenti në Kalanë e shkupit, ku aktorë kryesorë ishin VMRO-DPMNE dhe BDI, ndërsa na ndodhin incidente të reja në Strugë, përsëri me aktorët kryesorë”, theksoi Gordan Georgiev, nënkryetar i LSDM-së.
Kanë reaguar edhe Partia për Ardhmëri Evropiane dhe Liga e Sanxhakut. Mevmet Xhemailoski tha se PAE është e brengosur për fyerjet nga karnavali i Vevçanit dhe nga heshtja e pushtetit.
“Asnjë traditë, qoftë ajo edhe shekullore, e as satira me maska, nuk mund të arsyetojë talljen dhe poshtërimin të cilën myslimanët e përjetuan me përdhosjen e librit të shenjtë Kuranit dhe të dërguarit të All-llahut Muhamedit a.s., por nuk ka arsyetim as për dëmtimin e objekteve fetare ortodokse”, u shpreh Mevmet Xhemailoski, deputet i PAE-s.
Për zhvillimet më të reja në Strugë nuk janë prononcuar dy partitë më të mëdha politike shqiptare, BDI e Ahmetit dhe PDSH-ja e Thaçit.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com