Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Merko: Gjendja nė Strugė e qetė dhe stabile

Merko: Gjendja nė Strugė e qetė dhe stabile

  Publikuar: 31 Janar 2012, e Marte 03:34:39. E lexuar 55 herė
Merko: Gjendja nė Strugė e qetė dhe stabile

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Gjendja e sigurisė nė Strugė dhe rrethinė ėshtė e stabile ndėrsa tė gjithė faktorėt janė po punojnė intenzivisht nė qetėsimin e situatės, kėshtu deklaroi pėr Alsat kryetari i Strugės Ramiz Merko, i cili gjatė ditės sė sotme ka realizuar njė sėrė takimesh si me organizatat vendore po ashtu edhe me ato ndėrkombėtarė, nė drejtim tė qetėsimit ėt situatės. Takimet janė bojkotuar nga kreu i Vevēanit Pero Ilieski, i cili ishte i pakapshėm edhe pėr mediat pėr tė komentuar situatėn.

Sipas Merkos, për gjendjen e sigurisë në Strugë dhe rrethinë është interesuar edhe këshilltari i lartë i ambasadës amerikane në Shkup.


“Ne punojmë në tërësi në uljen e tensioneve dhe sigurisht mospërsëritjen e incidenteve të të kaluara, po bashkëpunojmë në tërësi me të gjithë faktorët relevantë të cilët munden ta zbusin dhe ta ç’tensionojnë situatën do të thotë punojmë me bashkësitë lokale  dhe Institucionet e komunës, ministrisë së punëve të brendshme, myftinisë së Strugës. Nuk na erdhën përfaqësuesit e Vevçanit si kryetari ashtu edhe organizatorët e karnavalit”, deklaroi Ramiz Merko, kryetar i Strugës.


Komisioni për prevencë lokale pranë Komunës së Strugës gjatë ditës së sotme ka realizuar një mbledhje në të cilën kanë marrë pjesë mjaftë faktorë relevantë si përfaqësues të komunës, të ministrisë së brendshme, të myftinisë së Strugës, nga OBE-ja, përfaqësues nga spitalet publike,  me ç’rast edhe janë miratuar disa konkluzione.


“Dolëm me konkluzione nga ky takim se vazhdon popullata me përkatësi fetare islame edhe më tutje të kërkon që të kërkoj falje kryetari i Vevçanit dhe organizatorët e festivalit ’Karnevali i Vevçanit’, kjo kërkohet gjithmonë sepse ata janë edhe fajtorë dhe faji dihet. Gjithashtu u kërkua nga stacioni i policisë së Strugës të mos miren qytetarë të tjerë për incidente banale, por të merren në bisedime ata qytetarë të Vevçanit të cilët i bënë ato maska dhe defiluan me ata maska që fyen fenë islame. Dhe gjithashtu vendim i këtij komisioni që myftinia e Strugës të ngrejë procedurë penale ndaj të gjithë pjesëtarëve të cilët në një farë mënyre fyen Islamin”, tha Ramiz Merko, kryetar i Strugës.


Nga sektori për punë të brendshme i Ohrit njoftojnë se policia ka dalë në teren dhe ka kryer ekspertizë, për zgjidhjen e plotë të rastit me kishën në Llabunishtë objekteve ndihmëse të së cilës mbrëmë vonë iu vu zjarri nga persona të panjohur.


Ka reaguar edhe Komisioni për bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, duke gjykuar ndodhitë në Vevçani, Strugë de Llabunishtë. Nga ky komision konstatojnë  se ndodhitë e fundit në rajonin e Strugës kanë lëkundur bashkëjetesën dhe respektimin ndërfetarë. Janë deklaruar edhe përfaqësuesit ndërkombëtar. Delegacione nga zyra e OSBE-së, BE-së dhe të ambasadës amerikane kanë qëndruar sot në Strugë prej nga kërkuan zbardhjen e rasteve dhe nxjerrjen e fajtorëve para drejtësisë. “ Marrëdhëniet e mira ndëretnike janë të domosdoshme për çdo shtet, përfshirë edhe vendin e frymës së Marrëveshjes së Ohrit” kanë vlerësuar përfaqësuesit ndërkombëtar.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com