Kampionėt aktual nė futboll Shkėndija, tė hėnėn ka siguruar firmėn e dy futbollistėve tė rinj me tė cilėt nė pranverė do tė luftojė pėr dy pozitat e para.
“Kuq e zinjtë” së pari siguruan firmën e shkupjanit Ertan Demiri i cili bashkë me ta do të jetë deri në mbyllje të paraqitjeve në arenën ndërkombëtare. Të dhëna të tjera rreth angazhimit të mesfushorit Demiri, nuk jepen nga asnjëra palë. Me angazhimin e 33-vjeçarit, Shkëndija, mesfushë e ka bërë edhe më fortë. Pasi përvoja e tij dhe e legjendës Mustafi do të jetë dobi e madhe tetovarëve. Siç mund të mësohet Shkëndija, pot ë hënën ka siguruar edhe shërbimet e Tamboure Mahambe.
Nestorovski në Metalurg
Anëtari i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll Ilija Nestorovski është përforcimi i radhës i skuadrës së Metalurgut nga Shkupi. Nestorovski tek të verdhët nga Hekurana, vjen në formë huazimi nga skuadra sllovake “Sllovaçko”. Me angazhimin e këtij futbollisti në repartin sulmues të Metalurgut edhe më shumë rritet konkurrenca. Krahas Nestorovski, firmë në bashkë punimin me Metalurgun ka hedhur edhe mesfushori serb Ninosllav Karapanxhiq. Më herët tek kjo skuadër shkupjane erdhën edhe Dimovski e Mitrevski.
Tanevski kthehet në Vardar
Zlatko Tanevski është emër i ri dhe i vjetër tek skuadra e vardarit. Kampioni vjeshtor sot bëri të ditur se kanë arritur marrëveshje me ish futbollistin e tyre, i cili në Vardar do kthehet nga skuadra polake e Belçatov, për të cilët luante në dy vitet e fundit. Tanevski do të jetë përforcim i Vardarit në repartin e mbrojtjes, ndërsa në këtë skuadër luante deri në vitin 2006.