Reprezenatuesi i Maqedonisė nė futboll, Samir Fazli, edhe pse ka disa oferta tė mira pėr tė vazhduar karrierėn e tij, sulmuesi do tė mbetet tek skuadra e Herrenvenit ku gjendet tani mė dy vite. Kėtė lajm e konfirmon pėr gazetėn “Zhurnal Plus” edhe vet shkupjani duke thėnė se edhe pse ka disa probleme me trajnerin e klubit Ron Jans do tė qėndroj nė ekip deri nė fund tė stinorit.
“Me ekipin holandez kam kontratë edhe 6 muaj. Drejtuesit e klubit dëshirojnë që të më mbajnë në ekip, mirëpo unë kam disa probleme me trajnerin, sepse ai s’po më jep hapësirë të mjaftueshme në fushë. Mirëpo ai marrëveshjen me klubin e ka deri në fund të stinorit, kështu që nëse ai jetë në ekip unë do të largohem”, zbuloi Fazli. Në pyetjen tonë se a është e vërtet që trajneri nuk ju përfshiu në përgatitjet që zhvilloi klubi? Samir tha se për shkak dëmtimit në muskujt e barkut ai e largoi nga lista.
“Në mediet holandeze doli lajmi se trajneri nuk më përfshiu në listën e tij, pasi dëshiron të më bëj me dije se duhet të largohem, mirëpo kjo s’është e vërtet dhe te njëjtat i kam mohuar, pasi unë në përgatitje nuk kam udhëtuar sepse isha i lënduar dhe bëja terapia”, pohoi Fazli, duke shtuar se edhe tani po ndjen dhembje në bark.
“Para 1 jave luajta kundër Italisë në ndeshjen miqësore që zhvilluam në Kumanovë. Në pjesën e parë u paraqita me sukses, mirëpo në vazhdim u largova nga loja pasi ndjeja dhembje në bark. Tani sërish kam filluar terapitë dhe shpresoj se së shpejti do të shërohem dhe do të japë maksimumin në ekip”, tha Samir Fazli.