Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Promovim i vlerave kulturore nė Zvicėr

Promovim i vlerave kulturore nė Zvicėr

  Publikuar: 30 Janar 2012, E Hene 17:22:08. E lexuar 74 herė
Promovim i vlerave kulturore nė Zvicėr

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Nė periudhėn prej 7 deri mė 21 Shkurt 2012 njė grup prej 20 nxėnėsish tė shkollave fillore tė Komunės sė Tetovės dhe Tearcės do tė marrin pjesė nė Shkėmbimin ndėrkombėtar dyjavor, i cili do tė mbahet nė Fshatin e Fėmijėve nė Trogen, Zvicėr.

Bëhet fjalë për një projekt që realizohet me përkrahje të Fondacionit për fëmijë Pestaloci, e cila është organizatë Zvicërane që promovon bashkëjetesë paqësore në mbarë botën përmes përforcimit të aftësive dhe të drejtave të fëmijëve. Për këtë qëllim organizata përkrah projekte për avancimin e realizimit të drejtave të fëmijëve në fushat ku ata kanë qasje deri në mësim kualitativ dhe mësim ndërkulturor në shumë vende të botës. Grupi i Tetovës së bashku me fëmijë nga Kavadari kanë mundësi për dy javë që të shkëmbejnë mendime, ide dhe përvoja me fëmijë nga Zvicra dhe Gjermania, si dhe do të marrin pjesë në kurse për çështje ndërkulturore dhe të drejtat e fëmijëve.

I tërë programi bazohet në parimet të cilat i promovon organizata botërore UNESKO, ku fëmijët së pari përfitojnë njohuri përmes aktiviteteve teorike, pason pjesa ku ata aftësohen që njohuritë e përfituara t’i praktikojnë përmes të jetuarit bashkë për dy javë në Trogen.

Fëmijët nga rajoni i Tetovës para nacionaliteteve, përmes punëtorive dhe prezantimeve të ndryshme do t’i prezantojnë vlerat e ndryshme kulturore si ushqime, veshje dhe rite të tjera nga rajoni ynë, me qëllim promovim të këtyre trevave si vende ku çmohet kultura.

Përndryshe ky aktivitet implementohet nga organizata Qendra për edukim dhe zhvillim(CED),  e cila prej vitit 2009 bashkëpunon me Pestalocin duke synuar që bashkarisht të promovojnë e të mësuarit ndërkulturor, i cili është kualifikim kyç për çdo individ në botën e sotshme globale.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com