Mblidhet sot komisioni hetimor pėr shkarkimin nga detyra tė nėnkryetarit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, Kreshnik Spahiu.
Komisioni do të hetojë punën e kryer nga Spahiu në KLD, brenda një afati 3-javor nga momenti i miratimit, ndërsa sot është mbledhja e parë e këtij komisioni.
Kryetari i komisionit do të jetë anëtari i Komisionit të Ligjeve dhe ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, ndërsa anëtarët e tjerë janë Ramiz Çoba, Paulina Hoti, Gerti Bogdani dhe Ledina Aliolli, që i përkasin mazhorancës.
Opozita nuk do të jetë e pranishme në këtë komision, pasi ka shprehur votën kundër në seancën plenare.
Mazhoranca ka akuzuar nënkryetarin e KLD-së për shkelje të ligjit, duke cënuar dinjitetin e institucionit që ai drejton, ndaj dhe ka kërkuar ngritjen e komisionit hetimor.