Megjithė motin jo shumė tė pėrshtatshėm, ‘Kodra e Diellit’ prapėseprapė shėnon sezonin mė tė mirė tė viteve tė fundit. Numri i turistėve qė kanė vizituar kėtė vit ‘Kodrėn e Diellit’, ėshtė afro 30 pėr qind mė i madh nga vitet e kaluara, shprehet drejtori i kėsaj pike turistike.
“Ky vit, në krahasim me vitet e tjera është shumë më i mirë edhe pse kemi pasur pengesa me kohën, për shkak të erës dhe borës jo të mjaftueshme. Megjithatë numri i turistëve në krahasim me vitet e tjera është shumë më i madh , diku rreth 30 për qind më tepër se vitet e tjera. Si zakonisht, turistë vazhdojnë të vijnë nga Kosova dhe Republika e Shqipërisë si dhe vendas, nga qytetet e Maqedonisë”, deklaroi Bekim Selami, drejtor i pikës turistike ‘Kodra e Diellit’.
Turistët shprehen të kënaqur nga pistat e skiimit dhe kushtet që ofron ‘Kodra e Diellit’.
“Borë pak ka, po kryesorja është me u argëtua pak”
“Për së pari herë jam këtu po shumë më pëlqen, s’na ka mbajt koha pak, ç’e një javë jam këtu. Ka pasur erë dhe e ka bart borën”.
“Po më pëlqen, ambienti është i mirë”.
“Kodra e diellit, çdo herë është më diell sikur sot, më pëlqen, bukur është”.
Moti jo i përshtatshëm dhe era e fuqishme, bënë muajin e fundit që bora në Kodrën e Diellit të mos zërë vend dhe të zhvendoset, duke lënë disa zona pa borë të mjaftueshme për skiim