Ende nuk ka zgjidhje pėr statusin e ish-ushtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare. Ministri i Drejtėsisė, Blerim Bexheti edhe pse kohė mė parė u shpreh se pėr ēėshtjen nė fjalė do tė informojė institucionet mė tė larta nė vend, njė gjė e tillė nuk ka ndodhur. Megjithatė, ministri Bexheti arsyetohet se puna e ministrave shqiptarė akoma nuk ka pėrfunduar.
“Puna e ministrave nuk ka pėrfunduar dhe vazhdon edhe mė tutje. Programi i BDI-sė ėshtė i qartė dhe normalisht se gjitha kėrkesat ashtu siē janė shqyrtuar dhe janė zgjidhur disa deri mė tani, vazhdojnė edhe mė tej tė jenė nė axhendėn tonė”, deklaroi Blerim Bexheti, Ministėr i Drejtėsisė.
Ndërkohë, ministri Bexheti tha se është i gatshëm ti përgjigjet kërkesës së kryetarit të SHVL-UÇK-së, Fazli Veliu që ministrat shqiptarë të ndajnë një pjesë të pagave të tyre derisa të ketë zgjidhje për këtë kategori njerëzish.
“A do të kishit ndarë një pjesë të pagës suaj ashtu siç propozoi Fali Veliu për dëshmorët?”.
“Do të ishte një nder dhe kënaqësi nëse ajo është zgjidhja, por neve kemi përcaktimin për një zgjidhje tjetër”, përgjigjet Blerim Bexheti, Ministër i Drejtësisë.
Kryetari i SHVL-UÇK-së, Fazli Veliu ditë më parë pranoi dështimin e ultimatumeve të tij lidhur me zgjidhjen e statusit të ish pjesëtarëve të UÇK-së. Veliu nëpërmjet një komunikate, shprehu keqardhjen e tij drejtuar familjeve të dëshmorëve dhe me këtë rast tha se përsëri do të vazhdojë të punojë për rregullimin e statusit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së edhe atë në qendrat shqiptare, Tiranë e Prishtinë, si dhe në Shkupin e Iliro-Maqedonisë.