Trajneri i Barcelonės, Pep Guardiola, ka refuzuar tė kritikojė ekipin e tij, pavarėsisht barazimit pa gola tė shtunėn kundėr Vijarealit. Kampionėt arritėn tė merrnin barazimin e gjashtė kėtė sezon kundėr nėndetėses sė verdhė dhe tani janė shtatė pikė larg kryesuesve tė Realit tė Madridit, por 41-vjeēari kėmbėngul se ai nuk mund tė kėrkojė mė shumė nga lojtarėt e tij. “Kemi luajtur shumė mirė. Duhet tė luftojmė pėr ēdo pikė ashtu siē bėmė edhe sot. Duke luajtur njė sezon tė mirė siē jemi duke bėrė nuk ėshtė ndonjė mėkat. Dua t’u them lojtarėve tė mi qė do tė luftojmė deri nė fund. Duhet tė fitojmė gjithēka qė kemi nė dispozicion”, u shpreh trajneri i Barcelonės, Pep Guardiola.
“Duke qenë pesë pikë pas është më mirë se sa shtatë. Kemi qenë të vëmendshëm për gjërat që Reali ka bërë më mirë se ne, por na ka munguar fati për të dërguar topin në rrjetë. Vlerësimi im është se jam i kënaqur, sidomos pas një pune të javës së kaluar”, shtoi më tej 41-vjeçari spanjoll. Guardiola gjithashtu arriti të eliminonte skuadrën e Zhoze Murinjos, Realin e Madridit nga Kupa e Mbretit në mesjavë, takim i vlefshëm për çerekfinale. “Kemi qenë shumë kërkues, por preferoj të qëndrojmë në të gjitha garat. Kam disa taktika. Kemi luajtur një lojë të shkëlqyer, por Vijarealit i duheshin pikët dhe luajti shumë mirë. Marko Ruben ishte fantastik, ndërsa Joselu dhe Kamunas gjetën shumë hapësirë”, përfundoi trajneri i Barcelonës, 41-vjeçari Pep Guardiola. Guardiola e ka nisur karrierën me Barcelona B në vitin 1990, më pas kaloi me skuadrën e parë që ai aktualisht drejton, Barcelona. Në vitin 2001 u bë pjesë e klubit italian të Breshias. Më pas në vitin 2002 u bë pjesë e Romës dhe në 2003 u rikthye te Breshia. Po në këtë vit ai luajti për Al-Ahli. Në 2005-n luajti për Dorados. Guardiola ka qenë pjesë e U-21 të Spanjës në vitin 1991, po në këtë vit ai luajti për U-23 të Spanjës dhe në vitin 1992 kaloi me ekipin e parë të Spanjës. Në sezonin 2007-2008 drejtoi ekipin e dytë Barcelona B dhe po nga ky vit e deri më sot drejton ekipin e parë të Barçës.