Tekniku portugez i Realit tė Madridit, Zhoze Murinjo, besohet se do tė lėrė klubin spanjoll nė fund tė sezonit pėr t’u rikthyer nė Premier League. 49-vjeēari ka dėrguar ekipin e tij nė shtatė pikė larg rivalėve tė Barcelonės, pasi ka mposhtur tė shtunėn nė mbrėmje Zaragozėn me rezultatin 3-1, ndėrsa katalanasit janė ndalur nė njė barazim pa gola kundėr Vijarealit nė fushėn e kėtyre tė fundit. Nė konkurrencėn europiane, nėntė herė kampionėt e Europės kanė arritur tė fitojnė ēdo ndeshje qė kanė luajtur nė Champions League kėtė sezon dhe nė raundin e 1/16-ave do tė ndeshen me rusėt e CSKA-sė sė Moskės
Por “The Sunday Times” raporton se Murinjo është i pakënaqur me qëndrimin në Madrid dhe po mendon rikthimin në Angli. Më parë, tekniku portugez ka drejtuar Çelsin ku fitoi dy tituj kampionë, dy “Carling Cup” dhe një “FA Cup”, para se të largohej nga Londra. 49-vjeçari nuk ka arritur të thyejë dominimin e Barcelonës në ndeshjet ndërmjet dy rivalëve kryesorë. Fundjavën e kaluar, tekniku portugez është fërshëllyer nga disa tifozë të Realit të Madridit. Presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez, këmbënguli se portugezi ishte njeriu që do të mposhte Barcelonën duke thënë: “Nënshkrimi me Zhoze Murinjon ka qenë vendimi im më i mirë si president i Realit të Madridit”. Gjatë Krishtlindjeve, ish-trajneri i Çelsit, Portos dhe Interit përsëriti dëshirën për t’u rikthyer në Angli, për një ose dy vjet, por më vonë sqaroi komentet e tij, duke shpjeguar se kishte si qëllim të qëndronte për disa vjet atje. Ai këmbënguli se donte të shihte frytet e punës së tij në “Bernabeu” duke thënë: “Nuk shoh momentin kur dua ose nuk dua të largohem”. Mirëpo thuhet se ai do të zgjedhë të largohet nga Reali i Madridit dhe të kthehet në Angli, por sezoni aktual është i gjatë. Në sezonin 1980-1982, Murinjo aktivizohet me portugezët e Rio Ave ku luajti 16 ndeshje dhe shënoi vetëm 2 gola. Më pas nga 1982-1983 luan për Belenenses ku ishte i pranishëm edhe këtu në 16 takime duke realizuar dy gola. Për dy sezone nga 1983-1985 kalon te Sesimbra ku në 35 takime realizon e dërgon topin vetëm një herë në rrjetë. Nga 1985-1987 kaloi te Komerika e Industria ku u aktivizua në 27 ndeshje dhe shënoi 8 gola. Pra në total ai ka luajtur 94 ndeshje dhe ka realizuar gjithsej 15 gola. Si trajner Zhoze Murinjo e ka nisur aventurën në vendlindje me klubin e Benfikës në vitin 2000. Për një sezon, 2001-2002 merr drejtimin e Uniao de Leiria, për dy sezone nga 2003-2004 drejtoi Porton ku fitoi edhe Champions League me këtë skuadër. Nga 2004-2007, pra për tre sezone mori drejtimin e Çelsit ku fitoi dy kampionate, dy tituj “Carling Cup” dhe një “FA Cup”, përpara se të niste një tjetër aventurë të re. Nga sezoni 2008-2010 drejtoi skuadrën italiane të Interit ku me këtë ekip arriti të fitojnë kampionatin Iitalian, Champions League dhe Super Kupën e Europës. Dhe nga viti 2010 drejton klubin spanjoll të Realit të Madridit, pasi me këtë skuadër ka arritur të fitojë vetëm Kupën e Mbretit sezonin e kaluar ku u përball në finale me Barcelonën.