Bashkėpunimi i PDSH-sė me RDK-nė, pritet tė shqyrtohet nė mbledhjen e sotme tė kryesisė qendrore tė partisė sė Thaēit. Burime brenda PDSH-sė njoftojnė se mbledhja e kryesisė sė partisė ėshtė thirrur menjėherė pas reagimit tė anėtarit tė kryesisė qendrore tė kėtij subjekti politik Orhan Ibrahimi, ndaj kryetarit tė RDK-sė, rreth takimit qė ky i fundit kishte realizuar nė Strumicė me nėnkryetarin e LSDM-sė Zoran Zaev. Deputeti dhe anėtari i kryesisė qendrore tė PDSH-sė Orhan Ibrahimi tė shtunėn nė linjė telefonike pėr ALSAT M reagoi ndaj takimit tė Osmanit me Zaevin, duke thėnė se do tė kėrkojė nga kryesia qendrore tė debatojnė pėr kėtė ēėshtje.
“Unë ju siguroj se PDSH-ja asnjëherë nuk do të lejoj që të ketë platformë të përbashkët me ndonjë nga partitë maqedonase qoftë LSDM, qoftë VMRO, që nënkupton se ne si PDSH nuk mund të kemi platformë të përbashkët me ndonjë parti politike shqiptare e cila ka platformë të përbashkët qoftë me VMRO-në ose LSDM-në. Bashkëpunimet e kësaj natyre janë jo parimore për shkak se në Maqedoni ende nuk është krijuar vetëdija për ndërrim të kursit politik që i margjinalizon shqiptarët”, tha Orhan Ibrahimi, anëtar i kryesisë qendrore të PDSH-së
Nga RDK-ja enden nuk kanë komentuar reagimin e deputetit Ibrahimi. Kryetari i RDK-së Rufi Osmani gjatë një takimi që realizoi me nënkryetarin e LSDM-së dhe kryetarin e Komunës së Strumicës Zoran Zaev, përpos çështjeve lokale që i tangojnë dy Komunat Gostivarit dhe Strumicës, kanë biseduar edhe për zhvillimet politike në vend siç është çështja e emrit dhe fyerjet e fundit drejtuar në adresë të shqiptarëve. Veç kësaj është biseduar edhe për mundësinë e bashkëpunimit me partinë e Cërvenkovskit, gjë që ka shkaktuar reagime të ashpra në partinë e Thaçit. Iniciativa për bashkëpunim mes PDSH-së dhe RDK-së lindën gjatë një takimi që në selinë e PDSH-së në dhjetor të vitit të kaluar realizuan Menduh Thaçi dhe Rufi Osmani