Kryetari i komunės sė Tetovės, Prof. Dr. Sadi Bexheti me ftesė tė Kongresit Amerikan nga dita e martė do tė qėndrojė pėr vizitė zyrtare nė SHBA, ku do tė marrė pjesė nė takimin e Mėngjesit tė Lutjeve.
Në këtë ceremoni që do të mbahet më 4 shkurt në Washington D.C. do të jetë i pranishëm edhe presidenti i SHBA-ve Barack Obama, kongresmenë amerikan, zyrtarë të qeverive nga mbarë bota, komunitete diplomatike, liderë nga mbarë Amerika dhe miq nga 160 shtete, të cilët do të ndajnë shpirtin e shoqërimit nëpërmjet Mëngjesit të Lutjeve.
Mëngjesi i Lutjeve është një takim vjetor që mbahet në Washington D.C të enjten e parë të muajit shkurt të çdo viti dhe është shndërruar tashmë në traditë të promovimit të vlerave njerëzore, paqes, dashurisë dhe miqësisë në botë.