Ambasadorja e Turqisė nė vendin tonė, Songul Ozan ka treguar pėr gazetėn “Kosova sot” se ėshtė njė diplomate me 25 vjet pėrvojė dhe se mė parė ka shėrbyer gjatė dy vjetėve edhe nė Shqipėri.
Ozan ka deklaruar se është kënaqësi kur sheh se Kosova po bën hapa të rëndësishëm në çdo fushë, derisa e ka vlerësuar të bukur vendin tonë.
Sipas saj, ekzistimi i shumë qytetarëve shqiptarë, boshnjakë, turq e goranë nga Kosova në Turqi, i pasuron marrëdhëniet mes dy shteteve dhe i forcon ato.
Songul Ozan ka thënë se Turqia po e ndihmon Kosovën në shumë fusha, si në atë të sigurisë,me ushtarë dhe policë turq në KFOR dhe EULEX, në fushën ekonomike, me investime të mëdha turke dhe në fushën e njohjeve të reja, ku edhe diplomacia e këtij vendi po ndihmon shtimin e shteteve që na pranojnë.
Ambasadorja e Turqisë, marrëdhëniet mes dy shteteve i ka vlerësuar vëllazërore e njerëzore, ndërsa Kosovën e ka konsideruar motëre dhe mike për shtetin e saj.