Tensionet e shkaktuara nė skenėn politike nga kundėrshtitė e vazhdueshme dhe gjuha e ashpėr e me ultimatume mes PDK-sė dhe “Vetėvendosjes”, nga analistė tė vendit pėr gazetėn “Zėri” janė vlerėsuar si pėrpjekje pėr tė fituar sa mė shumė votues pėr zgjedhjet e ardhshme.
Kështu ka thënë për “Zërin” analisti politik, Ardian Arifaj, për të shtuar se në këtë luftë politike, humbësit më të mëdhenj i sheh dy partitë tjera opozitare LDK-në e AAK-në, pasi ato sipas tij kanë mbetur jashtë lojës.
Armiqësitë mes këtyre dy subjekteve, sipas kësaj gazete, po tentojnë që ta ndajnë skenën politike në dy blloqe.
Në këto përpjekje janë përfshirë edhe partitë e mëdha të Shqipërisë, PD-ja duke përkrahur kryeministrin Thaçi, ndërsa PS-ja me dhënien e mbështetjes për Albin Kurtin.
Ndarjen e skenës sonë politike në dy blloqe, nuk e beson analisti tjetër Halil Matoshi, por edhe ai e ka pranuar për “Zërin” se LDK-ja e AAK-ja kanë mbetur nën hije.
Gara mes PDK-së dhe “Vetëvendosjes” ka nxehur gjakrat edhe mes simpatizantëve të të dy subjekteve.