105 nxėnės dhe studentė do tė jenė bursistėt e parė tė Fondacionit’ Dauti’ i themeluar nga kompania nga Shkupi, ‘ Dauti Komerc’. 50 nxėnės nga tė gjitha shkollat e mesme, 50 studentė nga fakultetet e vendit dhe 5 studentėt mė tė talentuar, firmosėn marrėveshjet e para me kėtė fondacion i cili vepron afėr 6 muaj. Drejtori i fondacionit ‘Dauti’, Nefail Ademi theksoi se kriter kryesor nė dhėnien e bursave ka qenė nota mesatare e aplikuesve.
“Misioni i fondacionit Dauti ėshtė ngritja e vetėdijes shoqėrore pėr vlerat e mirėfillta dhe pengesa e shoqėrisė nga tė gjitha dukuritė devijuese”, tha Nefail Ademi, drejtor i Fondacionit Dauti.
Pronari i kompanisë Dauti Komerc, Xhemail Dauti theksoi se qëllimi kryesor i fondacionit do të jetë mbështetja pa rezerve e të gjithë nxënësve dhe studentëve të talentuar.
“Edhe tani kanë sukses të mirë por kjo do të jetë edhe një përkrahje më e mirë, ndërsa ne personalisht, ne si kompani në mënyrë direkte nuk presim ndonjë interes nga këto studentë, por interesi është indirekt, normal satisfakcion që kualiteti i tyre në të ardhmen, suksesi i tyre që në të ardhmen të krijojë një shoqëri sa më të shëndoshë”, deklaroi Xhemail Dauti, pronar i kompanisë ‘Dauti Komerc’.
Ndërsa për bursistët kjo është stimulim që në të ardhmen te kenë rezultate edhe më të mira në mësimet e tyre.
“Po do të ndikon shumë si te unë ashtu edhe të pasardhësit tonë, sepse këto bursa që i ka nda fondacioni Dauti personalisht për mua kanë ndikuar shumë por besoj që edhe për shoqërinë pas nesh do t’i motivojmë që të shkojm para”, u shpreh Kujtime Ahmeti, nxënëse.
“Është me të vërtetë një ndihmesë e madhe, mjafton për një student një shumë e tillë parash, një motivim plus për të studiuar e mësuar diçka më tepër, thjesht për tu pajisur me dituri”, tha Valon Demiri, student.
Zv/ ministri i arsimit, Safet Neziri dhe afaristi Shefki Idrizi theksuan se një hap i tillë i fondacionit ‘Dauti’, duhet të jetë motivim për të gjithë bizneset të cilat kanë mundësi që të kontribuojnë në zhvillim e arsimit shqip.
“Vetëm nëpërmjet shkencës, arsimimit dhe edukimit e shpijmë popullin lartë e më lartë drejt të arriturave më të mëdha që neve si komb dhe si popull ta ndiejmë veten shumë më krenar dhe të jemi një popull në të gjitha sferat e veprimtarisë arsimore, shkencore të biznesit, të jemi të barabartë me të gjithë popullit e rajonit”, deklaroi Safet Neziri Zv/ ministër i arsimit.
“Porosia për gjithë biznesin shqiptar është që të bëjnë atë që i takon çdo biznesmeni, të jep kontributin e vet edhe për të tjerët”, tha Shefki Idrizi, afarist.
Fondacioni përveç bursave do të ketë synim edhe dhënien e ndihmave për familjet në nevojë, ndihmë për bizneset dhe organizimin e seminareve të ndryshëm. Nevzat Mamuti