Pas apeleve tė shumta pėr ndihmė qė rezultuan pa sukses, banorėt e fshatrave Goshincė dhe Llukarė pas 10 ditėsh ngujim kanė marr iniciativė qė vet me mjete dore tė pastrojnė borėn qė nė kėtė zonė malorė tė komunės sė Likovės arrin deri nė 1 metėr e gjysmė. Banorėt shpresojnė deri tė martėn tė mund tė arrijnė tė pastrojnė mbi 20 km rrugė pėr tė arritur deri nė Likovė.
“Ja sot jemi çuar të gjithë fshatarët të pastrojmë , kemi lajmëruar qe 10 ditë askush nuk interesohet për këtë fshat dhe sot kemi marr mjetet tona çfarë kemi pasur dhe kemi dalë në rrugë prej orës 6 deri në ora 12, kemi ecur një kilometër, më andej nuk mundemi të shkojmë ”.
“Prej ditës së martë 24 janar jemi bllokuar. Tash gjendemi mes fshatit Llukarë dhe Gushincë qe dy ditë fshatarët jemi të angazhuar prej mëngjesit deri në mbrëmje dhe shpresojmë që sot pjesën më të rrezikshme do ta tejkalojmë. Kemi kërkuar ndihmë por për fat të keq deri tash nuk kemi pas, jemi të bllokuar dhe shpresoj që edhe kësaj radhe do të shpëtojmë nga ky rrezik”.
Banorët e këtyre fshatrave shprehen të revoltuar nga mos angazhimi i pushtetit për t’iu dal në ndihmë dhe lusin Zotin që së paku të mos ketë borë.
“Tash prej këtu deri në komunën e Likovës i kemi 20 km sot do të mundemi edhe 2-3 km se ma tepër nuk kemi mundësi, sot edhe 2-3 km mundemi me e pastruar boren me lopata nëse vjen edhe grupi tjetër. Deri të hënën apo të martën mundemi me ra deri në Likovë”.
“Ka pas mundësi dhe ka mundësi por nuk I intereson askujt. Për këtë vend s’ka interes”.
Pamjet dhe deklaratat e banorëve të kësaj kronike janë incizuar me telefon nga dy studentët e gazetarisë të USHT-së, Nusret Sulisi dhe Adnan Imeri të cilët kanë udhëtuar në këmbë për të parë nga afër aksionin e banorëve të fshatit Llukarë dhe Goshincë për pastrimin e borës.