Futbollisti nga Tetova, Shaqir Rexhepi, pas largimit nga skuadra arabe Al Taawoun, ka gjetur menjėherė angazhim tė ri edhe atė nė skuadrėn sllovake qė luan nė ligėn e parė tė kėtij vendi “MFK Kosice”.
Këtë lajm e zbulon ekskluzivisht për gazetën “Zhurnal Plus” mbrojtësi tetovar.
“Pas ofertave që kisha nga Austria dhe Kazakistani më arriti edhe një ofertë e mirë nga Sllovakia. Kështu në bisedën me menaxherin tim vendosa që të transferohem në ekipin ‘MFK Kosice”.
Me drejtuesit e këtij ekipi u morëm vesh shumë shpejt pasi për mua kishte folur fjalë të mira edhe reprezentatuesi Darko Tofilovski, ndërkohë që ata kishin përcjell karrierën time dhe pa kurrfarë testime shtesë ata ranë dakord që unë të veshi fanellën e ekipit. Pra do të mbroj ngjyrat e kësaj skuadre 1 vjet e gjysmë”, deklaroi Rexhepi.