Kanė kaluar gati njė muaj qė futbollisti tetovar Ferhan Hasani i ėshtė bashkuar ekipit gjerman tė Volfsburgut dhe dalėngadalė ai ėshtė duke u adaptuar me sukses nė mjedisin e ri. Si njė futbollist me moshė tė re, ai ka nevojė pėr kohė, mirėpo vetė Hasani thotė se pėr ėshtė i kėnaqur nga mėnyra se si rrjedhin gjėratpėr momentin.
"Patjetër që jam i kënaqur,kam ardhur në një klub të madh ku profesionalizmi është në nivelin më të lartë të mundshëm. Kam bashkëlojtar emra të mëdhenj të futbollit evropian dhe kuptohet që më nevojitet pak kohë për tu adaptuar me kushtet e reja", deklaroi nga Gjermania në një bisedë ekskluzive për gazetën Koha, Ferhan Hasani, i cili më pas foli edhe për ndryshimin e madhqë ka përjetuar në jetëne tij.
"Unë jam i durueshëm për ta pritur rastin tim, pasi jam I vetëdijshëm se për një gjë të tillë duhet edhe pak kohë adaptimi dhe arritje të nivelit të përgatitjes me atë që kërkon kampionati gjerman. Nuk duhet të harrojmë se kam kaluar nga Maqedonia në Bundesligë dhe dallimi i madh në kualitet është i pakrahasueshëm. Këtë e vëren secili që ndjek futboll, ndërsa mos të flasim për ne që kemi fatin të provojmë këtë përvojë në realitet. Prandaj unë përsëris se jam i lumtur që jam këtu dhe se kjo është një ëndërr e plotësuar për mua. Secili ëndërron që një ditë të jetë pjesë e Bundesligës",tha Hasani. "T'ju them të drejtën këto ditë jam shumë i lodhur, pasi këtu punohet në mënyrë shumë intensive. Me mua trajnerët punojnë shumë, ndoshta duke dashur që të më ndihmojnë të arrij nivelin e të tjerëve që tani më një kohë janë pjesë e ekipit dhe Bundesligës.
Kjo është një periudhë e lodhshme, mirëpo unë jam kapur për këtë punë dhe nukdo të dorëzohem deri në fund. Jam shumë I bindur se nëse vazhdoj të punoj kështu, një ditë do të jem pjesë e ekipit të parë", foli me optimizëm 'Buba', duke sqaruar në vazhdim për kushtet që punon te ekipi i ri. "Ndoshta është qesharake të flasim për këtë, por normal unë vij nga Maqedonia dhe dua të them se atje (në Maqedoni) ngecim shumë prapa. Thash më lartë se përjetoj një periudhë të lodhshme, por dua të shtoj se njëkohësisht është shumë e këndshme për ta shijuar. Për kushtet çka mund të them? Më të mirat që mund të ekzistojnë.
Në përgjithësi rreth futbollit gjërat janë të vendosura aq profesionalisht, sa që futbollistit i mbetet me ëndje të jap më të mirën nga vetja. Këtu askush nuk merret me punë të kota, apo me punë të tjetrit. Secili bën punën e vet në mënyrë profesionale dhe suksesi normal që mungon.
Nuk janë rastësisht në këtë nivel, punojnë shumë, investojnë në infrastructure dhe kërkojnë gjithmonë maksimumin. Nëse se bën punën si duhet, vijnë ndryshimet dhe kërkojnë të tjerë që do e bëjnë. Është një proces që vazhdon, por që gjithmonë ka qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të performansës dhe suksesit", shtoi tetovari, Ferhan Hasani. Ai tani më din mire për atmosferën në ekip, kaloi përgatitje në Dubai, ndërsa javën e kaluar nisi sezoni në Bundesligë. "Përgatitjet në Dubai ishin diçka speciale për mua, pasi ishim në një vend fantastik, ndërsa unë për herë të parë udhëto janë përgatitje me Wolfsburgun.
Debutimi im në fanellën e Volfsburgut ishte tjetër mbresë pozitive dhe këto do mbeten gjatë kohë në mendjen time. Javën e kaluar vazhdoi sezoni në Bundesligë, ku ekipi im fitoi përballë Kelnit. Unë nuk isha në 18-she, mirëpo e ndjeva nga afër atmosferën dhe emocionet që sjell Bundesliga. Tani na pret takimi me Bajernin në Munih. Të gjithë e dine se çka do të thotë për futbollin gjerman ky klub, mirëpo ekipi jonë nuk ka ndërmend të dorëzohet para kohe", thotë ish numri'10' i Shkëndijës, i cili assesi nuk harron ekipin e tij amë.
"Vazhdimisht ndjek situatën rreth Shkëndijës. Asnjëherë nuk do ta harroj klubin tim amë, ku arrita të afirmohem si futbollist. Largimi im dhe i Kurtishit ka lënë zbrazëtirë, por besoj se drejtuesit do të gjejnë zëvendësime adekuate. Besoj se Shkëndija do të vazhdojë me suksese, për të sjell caste gëzimi për atë publik fantastic në krye me 'Ballistët'.
Shfrytëzoj këtë rast që përmes kësaj deklarate edhe një herë t'i përshëndes gjithë ata njerëz që më kanë përkrahur mua dhe Shkëndijën, duke u dëshiruar çdo të mirë në të ardhmen", përfundoi numri '43' i Wolfsburgut, Ferhan Hasani.