Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

7 pikė prapa,s’ka fitore pėr Barēėn

7 pikė prapa,s’ka fitore pėr Barēėn

  Publikuar: 29 Janar 2012, E Dielle 15:01:24. E lexuar 129 herė
7 pikė prapa,s’ka fitore pėr Barēėn

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Barcelona ėshtė ndalur nė El Madrigal ku ka barazuar me Villarealin pa gola,0-0.

jesa e parë mund të themi se ishte e barabartë pasi dy klube patën raste të mira për shënim.

Për Barcelonën vlen të përmendet super-rasti i Lionel Messi por paraboli i tij përfundon shumë pak jashtë portës.

Edhe Villareali disa herë rrezikoi por një pritje e jashtëzakonshme e Valdes dhe një pozitë jashtë loje i mohoi Nëndetëses së Verdhë golin në pjesën e parë.

Edhe pjesa e dytë ishte e ritmit të njëjtë. Kemi parë një Barcelonë të dobët dhe që nuk po arrinte të luante lojën e saj. Xavi nuk ishte në nivelin e tij më të mirë në këtë takim.

Barcelona pati një rast të mirë kur pas një goditje të fortë të Fabregas, portieri i Villarealit e prek mjaftueshëm që topi të godet shtyllën.

Pastaj edhe Messi kishte rast fenomenal por kur u gjend para portierit,Lopez ky i fundit u tregua më i shkathët dhe priti topin me këmbë i cili iu kthye Fabregasit që kishte portën e zbrazët por goditi larg,larg portës së vendasve.

Me këtë barazim, Barcelona shkon në shtatë pikë largë Realit dhe duket parë formën që janë duke kaluar Los Blancos vështirë se Blaugranët mund të fitojnë titullin në këtë sezon.

Skuadra e Jose Mourinhos ka fituar 3 pikë të reja në luftën për titull. Por, Bernabeu është shtangur kur Latifa shënoi për Zaragozën në minutën e 11. Por, s vonoi shumë për kthimin e Realit.

Goli i rrallë nga ylli i madh dikur Kaka në minutën e 32. Epërsine e parë madrilenët e gjetën nëpërmjet Ronaldos në minutën e 49, kurse rezultatin final e shënoi Ozil me një gol të bukur në minutën e 56. Për momentin Reali shkon në +8 në pritje të ndeshjes së Barcelonës.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com