Kryetari i komunės sė Strugės, Ramiz Merko ka theksuar se ngjarjet e fundit nė Strugė janė skenare nga jashtė dhe qė mund tė ndikojnė nė pėrkeqėsimin e marrėdhėnieve tė mira ndėretnike.
Në Strugë po mbretëron situatë e qetë pas incidenteve që ndodhën dy ditë më parë me sulmin ndaj një autobusi me qytetarë maqedonas dhe djegies së flamurit maqedonas.
Kjo situatë është ndjekur edhe me mesazhe për qetësi dhe shmangien e tensioneve ndëretnike dhe ndërfetare.
Kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko ka theksuar se ngjarjet në Strugë janë skenare nga jashtë dhe që janë lojra të rrezikshme që mund të ndikojnë në përkeqësimin e marrëdhënieve të mira ndëretnike në qytet. Ai lidhur me pjesëmarrjen dhe fjalimin e tij në protestën e së premtes me qytetarët e komunitetit mysliman në sheshin e Strugës, ka theksuar se ka qenë i pranishëm aty, për të mbështetur qytetarët që ndjehen me ndjenja të lënduara. "Qytetarët nuk duhet të bien pre e provokimeve që nuk janë vepra të struganëve, por që vijnë nga jashtë", theksoi Merko, duke shtuar se komuna e Vevçanit ka reaguar me vonesë për të arsyetuar fyerjet dhe lojrat tallëse me fenë islame dhe myslimanët gjatë Karnevalit të Vevçanit.
Lidhur me ngjarjet e fundit në Stugë, është takuar edhe Komisioni për marrëdhënie midis komuniteteve, ku janë diskutuar marrëdhëniet ndëretnike dhe shmangia e tensioneve.
Komisioni ka propozuar disa pika ndër të cilat që të zhvillohet një takim midis kryetarit të Strugës dhe Vevçanit për të shqyrtuar situatën e fundit dhe për të marrë një qëndrim të përbashkët, mbajtja e një mbledhje të këshillit komunal të Strugës për të vlerësuar marrëdhëniet ndëretnike, ndërsa janë dënuar edhe aktivitetet që ndikojnë negativisht në marrëdhëniet midis etniteteve në Strugë.