Vizita e kryetarit tė komunės sė Gostivarit dhe kreut tė RDK-sė, Rufi Osmani nė Strumicė ka nxitur reagime tė anėtarėve tė PDSH-sė, lidhur me bashkėpunimin e mėtejm opozitar.
Deputeti dhe anëtari i kryesisë qendrore të PDSH-së, Orhan Ibrahimi ka reaguar lidhur me takimin e kryetarit të Gostivarit dhe RDK-së, Rufi Osmani me siç theksoi nënkryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, i cili është kryetar i komunës së Strumicës.
„Jem i habitur me këtë takim të realizuar në Strumicë mes kryetarit të RDK-së, Rufi Osmani dhe nënkryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev. Por unë ju siguroj se PDSH asnjëherë nuk do të lejoj që të ketë platformë të përbashkët me ndonjë nga partitë maqedonase qoftë LSDM qoftë VMRO. Kjo nënkupton se ne si PDSH nuk mund të kemi platformë të përbashkët me ndonjë parti shqiptare e cila ka platformë të përbashkët qoftë me VMRO qoftë me LSDM”, theksoi në një prononcim anëtari i kryesisë së PDSH-së, Orhan Ibrahimi.
Sipas tij, bashkëpunimet e kësaj natyre janë joparimore për shkak se në Maqedoni ende nuk është krijuar vetëdija për ndërrim të kursit politik që i margjinalizon shqiptarët. “Ideja e krijimit të unitetit kombëtar nuk bëhet në këtë mënyrë por e kundërta. Në këtë mënyrë restaurohen metodat joproduktive të bashkëpunimit me partitë politike maqedonase. Nisur nga kjo shumë shpejt do të kërkoj që organet e partisë të debatojnë lidhur me bashkëpunimin e mëtutjeshëm me RDK-në”, theksohet në reagimin e anëtarit të kryesisë së PDSH-së.
Nga ana tjetër, në portalin e komunës së Gostivarit theksohet se në takimin me Zaevin nuk kishte asgjë të veçantë në kuptim të politikës së madhe dhe se takimi siç thuhet ishte ekskluzivisht për këmbimin e përvojave, problemeve dhe alternativave të menaxhimit të komunave.
"U këmbyen përvojat në menaxhimin e financave, arsimit, tokës ndërtimore, investimeve kapitale dhe shfrytëzimit të IPA fondeve. Bashkarisht u konstatua se pushteti qendror bën diskriminimin në baza politike dhe në rastin e Gostivarit edhe në baza etnike", theksohet në portalin e komunës së Gostivarit.
Siç bëhet e ditur më tej në dy pyetjet e gazetarëve, Osmani i është përgjigjur edhe bashkëpunimit të opozitës siç thuhet në funksion të tejkalimit të problemit te emrit. "Nuk kishte asnje debat per bashkepunim RDK-LSDM", theksohet në sqarimin që bëhet në portalin e komunës së Gostivarit.