Qeveria e Republikės sė Maqedonisė nė seancėn e djeshme e shqyrtoi raportin e pėrgatitur nga komisioni ekspert pėr lidhje me ofertat pėr tenderėt pėr ndėrtimin e hidrocentraleve "Ēebren" dhe "Galishtė".
Me këtë rast u konkludua që të kërkohen informacione shtesë nga komisioni profesionist, i cili do ta zbatojë procedurën e tenderit, të cilat më vonë Qeveria në mënyrë plotësuese do t'i shqyrtojë dhe do të marrë qëndrim përfundimtar.
Në tender janë paraqitur dy kompani - CWE kineze dhe PPS greke, të cilat i plotësojnë kushtet e shpallura në dokumentacionin e tenderit.
Gjatë hapjes së dy ofertave u konstatua se PPS greke ka ofruar 28 për qind nga aksionet në elektranat e ardhshme të jetë ELEM, ndërsa korporata kineze CWE doli me ofertë prej 40,5 përqindjeve. Përqindja e ndarë për ELEM-in është kriteri kryesor i tenderit