Kreu i LDK-sė, Isa Mustafa, nė njė interviste pėr “Kohėn Ditore” ėshtė treguar autokritik pėr rolin qė ėshtė duke luajtur opozita nė Kuvend. Ka treguar arsyet e mosarritjes sė unifikimit tė zėrit opozitar dhe pėr pėrgjegjėsinė qė mban opozita karshi mėnyrės se si qeveriset sot Kosova. Ėshtė dukur i sigurt kur ka dhėnė vlerėsimin se qeveria do tė mund tė shkarkohej sikur opozita tė jetė unike. “Ne mundemi nesėr ta rrėzojmė Qeverinė, nė qoftė se bėhemi bashkė opozita, se kurrkush nuk i ka garantuar Hashim Thaēit qė mund tė mbetet, ose Qeveria e tanishme, kjo pozitė, deri nė vjeshtėn e 2013-s”, ka thėnė Mustafa nė kėtė intervistė. Por, sipas tij, aktualisht duhet pėrqendruar nė procesin e reformės pėr zgjedhjet presidenciale dhe ato nacionale.
Mustafa ka thënë të mos ketë pretendime për të kandiduar për postin e presidentit, zgjedhja e të cilit, sipas tij, do të bëhej edhe në 2013-n nëse nuk pastrohen listat zgjedhore dhe nuk garantohet pjesëmarrje e mjaftueshme e vëzhguesve ndërkombëtarë. Ka folur edhe për zgjedhje nacionale. Nuk e ka përjashtuar mundësinë se në to do të mund të hyjë si koalicion parazgjedhor me AAK-në, apo edhe me ndonjë parti tjetër. E, ajo për çka ka garantuar është se, kandidati i LDK-së do të bëhet kryeministër në rast se ky subjekt politik do të jetë në Qeveri.