‘Jo Jo’, nuk do tė ketė rikonstruim tė kabinetit qeveritarė. Kėshtu shkurt u pėrgjigj sot kryeministri Gruevski i pyetur rreth mundėsisė sė rikonstruimit tė kabinetit tė tij. Megjithatė jo zyrtarisht mėsojmė se partnerėt e koalicionit qeveritarė VMRO-DPMNE dhe BDI tashmė po shqyrtojnė dhe analizojnė punėn dhe frytet e punės sė ministrave tė tyre. Por siē u tha, duket se kėtė nuk dėshiron ta bėjė publike numri ‘njė’ i qeverisė, tė paktėn pėr momentin.
“Jo Jo”, u pėrgjigj shkurt Nikolla Gruesvki, kryeministėr.
Ndërkohë jo-zyrtarisht nga partia e Ahmetit pjesëmarrëse në qeveri mësojmë se nuk është biseduar në organet e larta të saja për mundësin e ndërrimit të ministrave të tyre edhe përkundër faktit se puna e tyre është gjithmonë e mbikëqyrur nga ana e kryesisë së partisë dhe këshillit të përgjithshëm.
“Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka diskutuar në organet e saja mundësinë për ndryshime në përbërjen qeveritare. Kryesia dhe këshilli i përgjithshëm ne vazhdimësi përcjellin punën e kuadrove te saj në të gjitha institucionet e sistemit. Vendim për ndryshimet eventuale kadrovike si në të kaluarën bëhen në një proces të hapur, argumentues dhe transparent. Te gjitha informatat tjera që nuk dalin nga organet partiake mund t’i vlerësojmë vetëm si spekulime!”.
Por edhe përkundër kësaj ditëve të fundit në media janë shtuar zërat rreth rikonstruimit eventual të qeverisë. Ndër më të përfolurit është zv/ kryeministri përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit, Musa Xhaferi dhe ministri i ekonomisë Valon Saraçini. Megjithatë Alsat jo-zyrtarisht mëson se rikonstruimi i parë i qeverisë do të përfshij edhe zv/ ministrin e financave, Nedim Ramizi.