Kryetari i komunės sė Gostivarit, Rufi Osmani ishte nė Strumicė, ku zyrtarisht u takua me kryetarin e Strumicės Zoran Zaev. “Unė jam i nderuar qė jam mysafir i Strumicės dhe i zotit Zoran Zaev, i cili ėshtė simbol i njė kryetari tė suksesshėm. Temat pėr tė cilat diskutuam janė me interes tė pėrbashkėt pėr tė dy komunat. Sfida tė cilat bazohen nė rregullativėn ekzistuese ligjore. Tė gjithė ne ballafaqohemi me probleme dhe sfida tė cilat bazohen nė rregullativėn ekzistuese ligjore dhe nė faktin qė ne nuk kemi tretman adekuat nga pushteti qendror nė tė gjitha pjesėt e menaxhimit tonė, posaēėrisht nė aspektin e investimeve kapitale, bashkėpunimin me ministritė, nė aspekt tė shfrytėzimit tė IPA fondeve dhe tretmanin e komunave tė cilat udhėhiqen nga kryetarė tė cilėt i takojnė opozitės”, tha kryetari i komunės ė Gostivarit, Rufi Osmani. Edhe kryetari i komunės sė Strumicės, Zoran Zaev shprehu kėnaqėsinė e tij nga vizita e kryetarit tė komunės sė Gostivarit, Rufi Osmani nė Strumicė.
“Kjo vizitë është mundësi e shkëlqyer që t’i shkëmbejmë përvojat tona pozitive dhe negative të cilat i kemi në punën tonë të deritanishme, ndërsa t’i shkëmbejmë edhe përvojat më të reja nga kompetencat e reja. Ne kemi disa hallka dhe karakteristika të përbashkëta, të dy komunat jemi opozitare, shpresoj se ata nuk kalojnë aq keq në pjesën e mospasjes së mbështetjes dhe obstruksionit nga ana e pushtetit qendror. Megjithatë kjo na bën akoma më këmbëngulës në punën tonë dhe zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, ndërsa vlejmë si komuna të cilat tregojnë rezultate edhe para decentralizimit, e posaçërisht me decentralizimin e pushtetit”, tha kryetari komunës së Strumicës, Zoran Zaev. Ai tha se momentet e reja të kompetencave ligjore, toka ndërtimore, ligjet e reja për ndërtim, ligjet me kompetencat e reja të komunave, mundësojnë nevojën për të shkëmbyer përvojat nga puna e përditshme, për shkak se teoria e definuar me ligj është një çështje, ndërsa praktika dhe pragmatika e përditshme është sfidë për ne kryetarët dhe udhëheqësit e sektorëve dhe seksioneve të vet-administrimit lokal.