Nė listėn e kandidatėve pėr anėtarė tė rregullt tė Akademise sė se Shkencave dhe Arteve tė Maqedonisė, janė propozuar tre shqiptarė si dhe dy anėtarė tė nacionalitetit serb.
Edhe pse përqindja e serbëve në Maqedoni është tejet e vogël, si duket Akademia favorizon ata. Sipas kryetarit të Shoqatës së Historianëve Shqiptarë dhe profesorit universitar, Skënder Asani, në Akademi duket po ashtu të respektohet Marrëveshja e Ohrit. “Marrëveshja e Ohrit duhet të respektohet edhe në Akademi. Ajo nuk duhet të jetë përjashtim për këtë institucion, andaj përfaqësimi duhet të jetë i drejtë”, tha Asani. Ai shtoi se vetëm me respektimin e kësaj marrëveshje kjo Akademi mund të kthejë besimin nga popujt jo maqedonas në Maqedoni. “Pas skandalit me enciklopedinë, vetëm me respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, Akademia mund të fitojë sërish besimin e shqiptarëve dhe popujve tjerë që jetojnë në Maqedoni”, theksoi Asani. Ndër 35 kandidaturat e dorëzuara, kandidatët shqiptarë janë: Abdulmenaf Bexheti, Qemal Murati dhe Fatmire Lumani. Në mesin e kandidaturave janë edhe kandidatë të komuniteteve tjera si Gazanfer Bajram, studiues turk dhe dy kandidatë të komunitetit serb. Nga ASHAM theksuan se njësitë e këtij institucioni shkencor do të studiojnë dhe analizojnë çdo kandidaturë, pasi që ato vijnë nga fushat e ndryshme, dhe më pas do të merret vendimi për pranimin e ndonjërën prej tyre. Ndërkaq duke filluar nga muaji prill do të dihen emrat e kandidatëve të pranuar si anëtarë të rregullt të ASHAM. Në radhët e kësaj akademie deri tani janë vetëm dy shqiptarë: Alajdin Abazi si anëtarë i rregullt dhe Ali Aliu si anëtarë i jashtëm.