Ikona e Liverpoolit, Steven Gerrard, ėshtė shprehur i lumtur qė skuadra e tij ėshtė kualifikuar pėr finalen e madh tė Carlin Cup.
Liverpool mbrëmë ka eliminuar nga kjo gare Manchester Cityn duke luajtur baras 2:2, kurse “Reds”, falë fitores në takimin e parë ndaj skuadrës së “qytetit” prej 1:0, janë kualifikuar për finalen e kësaj gare.
Skuadra e Kenny Dalglishit në finalen e Carling Cup, do të luaj ndaj skuadrës së Cardifit me 26 shkurt në “Wembely”.
“Do të jetë një finale e shkëlqyeshme. Është ndien e veçante që do të udhëheq skuadrën time në finalen e ‘Wembleyt’. Ka kaluar kohë e gjatë që ne nuk kemi fituar trofe, kështu që finalja ndaj Cardifit do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Ne konsiderohemi favorit. Kemi respekt për kundërshtarin, por ne do të japim maksimumin në mënyrë që t’i gëzohemi këtij trofeu”, ka thënë Gerrard.