Zhvillimet politike dhe ekonomike nė rajon ishin nė fokusin e bisedimeve mes presidentit tė Maqedonisė Gjorge Ivanov dhe homologut tė tij nga Republika Serbe e Bosnjės, Millorad Dodik, sot nė Shkup. Pas takimit dy presidentėt nuk janė prononcuar pėr mediat ndėrsa nė komunikatėn pėr shtyp tė lėshuar nga Presidenca thuhet se Ivanovi ka shprehur “ kėnaqėsinė e pėr marrėdhėniet e mira dypalėshe si dhe ka vlerėsuar lartė bashkėpunimin e pėrgjithshėm mes Republikės sė Maqedonisė dhe Bosnje e Hercegovinės, pėrfshirė kėtu edhe Republikėn Serbe. Dy bashkėbiseduesit thuhet mė tej nė njoftim janė dakorduar qė tė thellojnė bashkėpunimin e mėtejmė nė fushėn ekonomike dhe forcimin e kėmbimit tregtarė. Presidenti Ivanov ka theksuar se rajonit i nevojitet njė perspektive e qartė nė proceset e filluara integruese.
“Vendet e rajonit duhet të vazhdojnë rrugën për shmangien e pengesave për këmbimin e ndërsjellë tregtarë, afrimin politik dhe bashkëpunimin. Për këtë, integrimet euroatlantike ofrojnë formën më të mire institucionale”. Ndërkohë, Dodik siç thuhet në komunikatë, e ka informuar homologun e tij maqedonas për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në Republikën Serbe, si dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë. Presidenti Ivanov është informuar nga homologu i tij për qëndrimet e Republikës Serbe lidhur me Bosnjën ndërsa gjatë takimit ka përshëndetur formimin e Këshillit të ministrave të Bosnje e Hercegovinës.