Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Berisha priti nė takim prefektin e Tetovės, Sadi Bexheti‏n

Berisha priti nė takim prefektin e Tetovės, Sadi Bexheti‏n

  Publikuar: 27 Janar 2012, E Premte 21:54:54. E lexuar 88 herė
Berisha priti nė takim prefektin e Tetovės, Sadi Bexheti‏n

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Kryeministri Berisha priti dje nė njė takim Kryetarin e Komunės sė Tetovės, z. Sadi Bexheti dhe delegacionin qė e shoqėronte atė.

Në këtë takim u diskutua gjerësisht mbi potencialet e mëdha që komuna e Tetovës ka, për bashkëpunim të gjithanshëm me Tiranën, por dhe me komuna e bashki të tjera të Shqipërisë. “Tetova ka një vend parësor në historinë tonë kombëtare dhe në këto vite ka njohur zhvillime shumë të rëndësishme në fushën e arsimit, në fushën ekonomike e në të gjitha fushat e tjera”, tha Kryeministri.

 

Kryetari i Komunës së Tetovës Sadi Bexheti e falnënderoi Kryeministrin Berisha për mikpritjen dhe për mbështetjen që ai i jep popullit shqiptar që jeton në Maqedoni. Kryetari i komunës së Tetovës e njohu Kryeministrin Berisha me projektet ambicioze që ai ka për zhvillimin e mëtejshëm të Tetovës. Në mënyrë të veçantë, ai u përqendrua në projektet e zhvillimit të turizmit dimëror në rajonin e Tetovës, i cili ka në këtë drejtim një nga potencialet më të mëdha në Ballkan.

 

Kryeministri Berisha dhe Kryetari i Komunës së Tetovës diskutuan gjithashtu për nxitjen e përbashkët të investimeve në të gjitha fushat, për bashëpunimin në fushën e kulturës, arsimit dhe për aktivitetet e përbashkëta për të festuar 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë si një festë e të gjithë shqiptarëve, si një mirënjohje e kontributit nga të gjitha trevat shqiptare dhe si një moment i rëndësishëm për të përcaktuar vizionin e shqiptarëve drejt të ardhmes së tyre në BE.

 

Kryeministri Berisha e siguroi z. Bexheti se qeveria, në kuadër të marrëdhënieve të shkëlqyera që ka me Maqedoninë, do të intensifikojë marrëdhëniet e gjithanshme me komunen e Tetovës dhe komunat e tjera me popullsi shqiptare në kuadër të thellimit të marrëdhënieve me republikën e Maqedonisë.

 

Kryetari Bexheti siguroi se Komuna e Tetovës është e hapur dhe po punon për krijimin e kushteve sa më të favorshme për investitorët dhe bizneset nga Shqipëria që duan të investojnë në Tetovë.

 

Basha: Asamble e drejtuesve të njësive vendore shqiptare, në 100 vjetorin e Pavarësisë‏

 

Kryetari i komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri qëndroi në Bashkinë e Tiranës ku u prit nga kryetari z. Lulzim Basha. Këmbimi i eksperiencave, rritja e bashkëpunimit dhe mundësia për realizimin e projekteve të përbashkëta ishin temat që u diskutuan gjatë këtij takimi.


Kryetari Bexheti përkrahu plotësisht idenë e kryetarit Basha për zhvillimin e një Asambleje të të gjithë njësive vendore të udhëhequr nga drejtues shqiptarë kudo që ndodhen. Themelues të kësaj Asambleje do të jenë tre qytetet më të mëdha shqiptare Tirana, Prishtina dhe Tetova. “Në këtë 100-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, në këtë 100-vjetor të ringritjes së Flamurit Kombëtar të Skënderbeut, së bashku me Komunën e Prishtinës dhe Komunën e Tetovës, ne do të angazhohemi, për një Asamble të të gjithë njësive vendore shqiptare, apo të udhëhequr nga drejtues shqiptarë kudo që ndodhen, në hapësirat, trojet tona stërgjyshërore apo jashtë tyre, me qëllim që ky 100-vjetor të kthehet në një impuls energjie, frymëzimi, për të bashkërenduar punën midis gjithë hapësirave ku jetojnë shqiptarët dhe për të përmirësuar bashkëpunimin në fusha të tilla, si arti, kultura, sportet, turizmi, konkurset dhe natyrisht lidhje më të forta në botën e biznesit dhe midis qytetarëve shqiptarë kudo që ata jetojnë dhe me kënaqësi të madhe mora mbështetjen e plotë të Kryetarit të Tetovës për këtë iniciativë, që shpresoj do ta materializojmë së shpejti”, tha Basha.

 

Gjatë bisedës, u nënvizua nevoja e vendosjes së një bashkëpunimi mes dy administratave, bizneseve dhe qytetarëve të Tiranës dhe Tetovës. Në këtë takim u ra dakord që dy administratat të mbështesin njëra-tjetrën në të gjithë sfidat, nga planifikimi urban tek mirëfunksionimi i ndërmarrjeve të shërbimeve publike etj.

 

Kryetarët Bexheti dhe Basha thanë se do të angazhohen ne drejtim të realizimit të projekteve të përbashkëta dhe organizimin e Ditëve të Tetovës në Tiranë dhe Ditëve të Tiranës në Tetovë.

 

Ky propozim i zotit Basha ka gjetur mbështetjen e kryetarit të komunës së Tetovës Prof. Dr. Sadi Bexheti. “ Ne si komunë, do të mundësojmë, që për çdo problem t’ju ndihmojmë, pra qytetarët që jetojnë në Shqipëri, konkretisht në Bashkinë e Tiranës dhe janë të interesuar të rrinë në Tetovë, le ta llogarisin qytetin e Tetovës, si qytetin e tyre”, tha kryetari Bexheti.

 

Zoti Basha e ka njohur kryetarin Bexheti me masat e ndërmarra nga administrata e tij për ta bërë Tiranën një qytet atraktiv për investitorët që nga ulja e taksave dhe tarifave e deri tek krijimi i një sporteli unik për lejet dhe licencat.

 

“Me përfundimin e shpejtë të tunelit të Elbasanit, distanca fizike mes dy qyteteve më të mëdha shqiptare, respektivisht në Shqipëri dhe Maqedoni do të shkurtohet ndjeshëm dhe kjo patjetër duhet të korrespondojë me një prani më të madhe të njeri-tjetrit, në vatrat e njeri-tjetrit”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha.

 

Kryetari i komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti përkrahu plotësisht idetë e kryetarit Luzim Basha për realizim të projekteve të përbashkëta, pasi këto do të jenë me interes për të dy qytetet.

 

“Do të isha ndalur në projektet e komunës sonë të Tetovës, të bëj një ofertë publike, e cila është shumë e rëndësishme për ne qytetarët e Maqedonisë, veçanërisht të Pollogut të Tetovës, që t’u ofrojmë kushte të gjithë biznesmenëve që janë të interesuar të investojnë në Pollog, po ashtu edhe në pjesën turistike të Kodrës së Diellit”, tha Bexheti.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com