Shoqata e Gazetarėve tė Maqedonisė respekton ēdo vendim tė Gjykatės Kushtetuese (GJK) por preferon qė gazetarėt duhej tė lustrohen me qėllim tė heqjes sė dyshimeve qė nė shesh i hodhėn disa qendra me ndikim nė vend se gjoja njė numėr i konsiderueshėm i gazetarėve janė bashkėpunėtorė tė shtetit.
“Ne si shoqatë e gazetarëve mbështetëm procesin e lustrimit jo pse ishim të entuziazmuar nga zgjidhja ligjore për lustrimin gazetarëve por thjesht deshëm që mos tu lejojmë disa qendrave më me ndikim në Maqedoni të krijojnë përshtypjen se një pjesë e madhe e gazetarëve janë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit. E vetmja mënyrë për të shlyer këtë përshtypje është që të përballemi me të vërtetën dhe ne këtë sfidë e pranuam”, deklaroi Naser Selmani, kryetar i SHGM-së.
Stopimi i procesit të lustrimit për pjesët e kontestura që sipas kushtetueses shkelin dinjitetin dhe integritetin moral të personave në fjalë u komentua edhe nga vetë kreu i Komisionit për Lustrim.
“Gjykata Kushtetuese nuk e ndërpreu Ligjin për Lustrim por disa pjesë të këtij ligj, i suspendoi përkohësisht derisa të marr vendimin përfundimtar, pasi bëhet fjalë për ish bartës të funksioneve publike, anëtarë të OJQ-ve dhe gazetarë. Unë në fakt nuk dua të komentojë punën e Gjykatës Kushtetuese pasi qytetarët e shohin gjithë këtë, dhe gjithkush lirisht le të komentojë se si e sheh këtë veprim të gjykatës”, u shpreh Tome Axhiev, kryetar i Komisionit për Lustrim.
Ndërkohë nga partitë shqiptare, BDI-ja nuk dëshirojnë të komentojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa PDSH dhe RDK thonë se janë pro realizimit të plotë të procesit të lustrimit përfshirë aty dhe gazetarët.
“Zakonisht vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk komentohen dhe unë nuk marrë të drejtën për të komentuar këto vendime”, tha Talat Xhaferi, BDI.
“Nuk është e shëndetshme për një shoqëri të jetojë me amoralitet, ajo është një shoqëri që jeton me një sëmundje siç është spiunimi dhe spiunët dhe që udhëhiqet nga amoralët, është një shoqëri e sëmurë. E kam fjalën për këtë përbërje qeveritare VMRO-DPMNE dhe BDI e cila tash 4 vjet që vazhdon lustrimi nuk e ka parë të arsyeshme të lustrojë asnjë funksionarë të tanishëm por vetëm merret me lustrimin e ish funksionarëve”, u shpreh Zijadin Sela, PDSH.
“Nuk ka asgjë të keqe që përmes këtij procesi të lustrimit ne të përjetojmë tranzicionin në mënyrë më të lehtë dhe moralisht të përgjigjen të gjithë ata të cilët kanë qenë bartës të funksioneve dhe nuk përjashtohen këtu gazetarët, hoxhallarët, klerikët dhe udhëheqësit e shoqërisë civile”, theksoi Izet Zeqiri, RDK.
Vendimin përfundimtar për pjesët e kontestuara të Ligjit për Lustrim, gjykata kushtetuese do ta sjellë gjatë dy muajve të ardhshëm. Deri atëherë nga procesi i lustrimit përjashtohen ish funksionarët, gazetarët, përfaqësuesit e OJQ-ve, avokatët dhe mediatorët.