Operacioni me laser i prostatės sė zmadhuar, me aparatin mė modern , u krye pėr herė tė parė nė njė institucion publik shėndetėsor nė Maqedoni. Dy pacientė u shėruan me sukses nė spitalin special pėr sėmundje kirurgjikale “Shėn Naumi i Ohrit”. Me ndihmėn e aparatit modern urologjik i cili punon me laser tė gjelbėr tani ka mundėsi qė operacioni i prostatės tė kryhet pa gjakderdhje, nė mėnyrė precize dhe tė sigurt thonė mjekėt.
“Dy pacientë kaluan pa kurrfarë kompilimesh dhe në afat prej 24 orësh lanë spitalin në gjendje të shkëlqyeshme. Përparësia e kësaj metode është se është e përshtatshme për ata pacientë, me rrezik të lartë me prostatat mbi 200-300 gram, pacientët me terapi anti-koagulonte, me dhembje në gjoks, me sëmundje zemre dhe diabet”, tha Sllobodan Ristovski- mjek urolog.
Me aparatin modern urologjik problemet me prostatin, eliminohen pa prekje. Aparati i ri është pjesë e tenderit të madh për furnizim të pajisjes moderne për institucionet shëndetësore.
“Kam kënaqësinë e madhe që marrë pjesë në këshilloj prezantimi sepse jemi dëshmitarë se shëndetësia publike në hapa të vegjël por të sigurt po hyn në konkurrencë me qendrat shëndetësore private, ose spitalet private, me çka pacientëve apo më mirë thanë qytetarëve të RM-së u mundësohen kushte të njëjta kurimi edhe në spitalet shtetërore”, deklaroi Abdullah Ziberi, drejtor ekonomik i spitalit special për sëmundje kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit”.
Operacioni me laser është më i shtrenjtë nga ata që janë kryer më parë. Një sondë kushton 1000 euro. Drejtuesit e spitalit paralajmërojnë se do të zhvillojë bisedime me Fondin për të siguruar para dhe kuota për personat e siguruar, që mund t’i nënshtrohen këtij operacioni. Në Maqedoni, një e treta e burrave në moshë të madhe, vuajnë nga prostati i zmadhuar. Në vit, ka nga rreth 1000 raste të reja. Operacioni me laser nuk shfrytëzohet për kancerin e prostatit.