Gjithnjė e mė afėr duket largimi i portugezit Jose Mourinho nga Real Madridi.
Sipas televizionit italian “Sky Sports”, portugezi në fund të këtij kampionati do të braktis “Santiago Bernabeun”. Kritikat e shumta në adrese të Mourinhos pas humbjes ndaj Barcelonës javën e kaluar, ka bërë që ish-trajneri i Portos, Chelseas dhe Interit, të ikën nga “Los Blankos”.
“Sky Sports” raporton se Mourinho do të rikthehet te ish-skuadra e tij, Inter. Madje thuhet se ai në shoqëri të Xabi Alonsos do të rikthehet në “Guissepe Meaza”.
Eksperti portugez më Interin kishte arritur rezultate të mëdha duke fituar scudeton si dhe Ligën e Kampionëve.