Me nje dygolesh te Cavani, Napoli mund ne “San Paolo” Interin me rezultatin 2-0 ne cerekfinalen e kupes se Italise, duke u kualifikuar ne gjysmefinale, ku do te takoje Sienan. Mazzarri le ne stol Pandev per t[‘i dhene hapesire treshesh Hamsik-Lavezzi-Cavani; Ranieri, pa Lucio dh Pazzini, e nis me Milito si sulmues i vetem i mbeshtetur nga Sneijder. Rasti i pare per Napoli ndodhi ne minuten e 15: Gargano gjen ne ajer Maggio, qe kalon Chivu por dorezohet perpara Castellazzi.
Ne pjesen e dyte Napoli gjen avantazhin ne minuten e 5-te. Thiago Motta humb topin ne limitin e zones se tij dhe me pas rrezon Cavanin. Njembedhjetemetersh qe e realizon vete uruguaiani. Kalojne 7 minuta dhe Celi nuk fershellen njembedhjetemetershin per faullin e Maggio ndaj Milito qe terbon zikaltrit. Ne finalen e ndeshjen, zikaltrit per te shumten here pran golit por De Sanctis nuk toleron. Me pas ne minutat shtese, dygoleshi i Cavani me kundersulm per rezultatin perfundimtar 2-0.