Njė 20-vjeēare palestineze pėr dhjetė vjet ka qėndruar e mbyllur nė njė dhomė tė errėt me urdhėr tė babait tė saj. I ka mbijetuar errėsirės vetėm duke dėgjuar radio, duke imagjinuar dritėn e diellit me sytė mbyllur dhe duke kėrkuar kėnaqėsinė nė njė mollė qė hante nė ditė.
Baraa Melhem tha se ajo po e shijonte lirinë për herë të parë pas një dekade izolimi dhe kërcënimi për përdhunim dhe abuzim. Melhem u shpëtua nga forcat palestineze të sigurisë të shtunën, pasi motra e nënës së saj biologjike arriti të njoftojë policinë. Babai dhe njerka e saj, të dy arabë nga Izraeli, iu dorëzuan autoriteteve izraelite. Babai, Hasan Melhem, 49 vjeç, pritet të dalë sot para gjykatës. Ai e kishte detyruar vajzën e tij të nënshkruante një deklaratë se nuk donte të shkonte më në shkollë që kur ishte dhjetë vjeçe dhe e kishin mbyllur atë në dhomë me vetëm një batanije dhe një radio, i kishin dhënë edhe një brisk duke e inkurajuar të vriste veten.