Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Berisha: Biseda me Ndrea Prendin mė 21 janar, mė tha “ik nga zyra”

Berisha: Biseda me Ndrea Prendin mė 21 janar, mė tha “ik nga zyra”

  Publikuar: 26 Janar 2012, E Ejte 11:10:19. E lexuar 64 herė
Berisha: Biseda me Ndrea Prendin mė 21 janar, mė tha “ik nga zyra”

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Kryeministri, Sali Berisha bėri mbrėmė tė ditur nė njė emision, se hetimin e plotė tė “21 janarit” mund ta realizojė vetėm njė kryeprokuror i ri.

“21 janari pati një fatkeqësi tjetër të dytë, hetimin. Hetohej nga ajo që duhej hetuar vetë. Për herë të parë në historinë e një hetimi, institucioni i akuzës merret përsipër nga një person që duhet të hetohet,- Ina Rama,- dhe po të kishte qoftë edhe një gramë moral profesional, ajo kurrë nuk do të merrte përsipër hetimin e kësaj çështjeje”,- u shpreh Berisha.

Pyetjes nëse është takouar atë ditë me kreun e Gardës së Republikës së Shqipërisë, Berisha u shpreh: “Në zyrën time?! Ka qenë në zyrën time, më ka thënë në mos gaboj, ‘a mund të dalësh në një zyrë dhomë tjetër’. I kam thënë, ‘Jam shumë mirë, nuk dal’,- sepse gjuanin tek dritaret. Më ka kërkuar që të dal në dhomë tjetër bashkë me oficeret e mi. Nuk di të më ketë thënë gjë tjetër”.

Kryeminsitri sqaroi edhe akuzat ndaj familjarëve të viktimave të 21 janarit, duke kërkuar hetim edhe për kërcënimet e tyre në adresë të tij.

“Absolutisht, familjeve të viktimave do t’u garantoj se në përputhje me të gjitha kapacitetet e shtetit ligjor, gjithçka do të hetohet rreth vrasjes së njerëzve të tyre. Është familja e viktimave të Ziverit, në mos gaboj, vëllai i tij tha se “erdha nga Greqia se do rrëzojmë Sali Berishën”. E kanë të gjitha mediat këtë. Kjo kërkon një hetim. Por këtë hetim nuk mund ta bëjnë ata të cilët ishin pjesë e këtij puçi për të rrëzuar Sali Berishën, por çfarë ka tjetër”,- theksoi kryeministri.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com