Futbollistėt e skuadrės sė Deportivo Mirandes, nė ndeshjen e kthimit tė Kupės sė Mbretit me rezultatin 2: e mundėn Espanyolin ….
Skuadra anëtare e Ligës së Tretë të Spanjës, fitoren e siguroi me golin e shënuar nga Kanede edhe atë në kohën shtesë në minutën e 91-të. Mirandes mjaft mirë luajti dhe në ndeshjen e parë në Barcelonë, kur deri në minutën e 84 të ndeshjes kishte dy gola epërsi, por Espanyoli, me tre gola të shënuar për katër minuta lojë iu gëzua fitores 3:2. Për shkak të golit të shënuar në terren mysafir skuadra e Mirandesit e eliminoi Espanyolin. Në gjysmë finale kundërshtar i skuadrës së Ligës së tretë, do të jetë fituesi i përballjes Atletik Bilbao - Mallorca. Baskët në ndeshjen e parë shënuan fitore me rezultatin 2:0. Espanyoli kishte avansuar me 1:0 në minutën e 47 të ndeshjes me golin e shënuar nga Fonte. Megjithatë 10 minuta më vonë me golin e shënuar nga Infanteo, Mirandesi barazoi shifrat në 1:1 dhe po i njëjti futbollist asistoi për Kanades, i cili golin e shënoi në kohën shtesë. Të mërkurën në program është ndeshja e kthimit të ¼ së finales mes Barcelonës dhe Real Madrid-it. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Madrid, Barcelona iu gëzua fitores me 2:1.