Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Gjenocidi, Turqia do ti hakmerret Francės

Gjenocidi, Turqia do ti hakmerret Francės

  Publikuar: 25 Janar 2012, E Merkure 14:38:26. E lexuar 75 herė
Gjenocidi, Turqia do ti hakmerret Francės

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Senati francez miratoi mbrėmė ligjin sipas tė cilit mohimi i gjenocidit ndaj armenėve, i kryer nga perandoria Osmane nė vitin 1915, trajtohet vepėr penale. Tani, nėse dikush mundohet t’a kontestojė veprėn e Osmanlinjve, patjetėr tė vuajė dėnim prej njė viti burg dhe tė paguajė dėnim nė vlerė prej 45 mijė eurosh. Debati rreth ligjit kontestues zgjati 6 orė, ndėrsa propozimi u miratua me 127 vota “pro” dhe 86 “kundėr”. Qė ligji tė bėhet i plotfuqishėm, mbetet qė tė dekretohet nga presidenti Nikolas Sarkozi. Pėr Ankaranė zyrtare, vendimi i Senatit ėshtė i padrejtė, ndėrsa ambasadori turk nė Paris paralajmėroi se ēmimin e njė veprimi tė tillė, do e paguajnė tė tre shtetet.

“Kjo është një çështje shumë sentimentale për Turqinë. Ne, asnjëherë nuk do pranojmë ekzistimin e një ligji të këtillë. Tani, secili do paguaj një pjesë të çmimit. Edhe Turqia edhe Franca edhe Armenia. Të gjithë do pendohen për këtë”, deklaroi Tahsin Burkuoglu, ambasadori i Turqisë në Francë.
“Si ministër i punëve të jashtme mendoj se iniciativa është e papërshtatshme. Por, ky është vendim i Parlamentit. Ajo që desha sot, është t’i bëjë thirrje miqve turq të mbeten të qetë. Turqia është vend i madh, fuqi e madhe ekonomike, fuqi e madhe politike. Ne duhet të kemi marrëdhënie të mira me këtë vend”. Alen Zhype, ministër i jashtëm i Francës
Ndërkaq, Armenët, ditën e miratimit të këtij ligji do ta shkruajnë me shkronja të arta.
“Kjo ditë do të shkruhet me shkronja të arta jo vetëm në historinë e miqësisë mes Francezëve dhe Armenëve, por edhe në historinë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në botë”, u shpreh Eduard Nalbandijan, ministër i punëve të jashtme të Armenisë.
Sipas Armenisë, gjatë periudhës së perandorisë Osmane, prej vitit 1915 deri më 1917, janë vrarë të paktën 1.5 milion armenë. Turqia pohon se numri i viktimave sillet nga 250 mijë e deri në 500 mijë dhe e hedhin poshtë tezën për gjenocid. Shefi i diplomacisë turke, Ahmed Davutoglu deklaroi një ditë më parë se nëse Senati Francez miraton propozim ligjin, Ankaraja do ndërmarrë një sërë masash të reja kundër Francës.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com