Ndryshimet dhe plotėsimet nė Ligji pėr radiodifuzion nuk janė nė interes tė askujt, pasi favorizojnė vetėm shėrbimin publik duke dėmtuar televizionet private. Kėshtu u shpreh opozita gjatė debatit tė sotėm parlamentar. Sipas saj, me kėtė projekt/ligj, as shėrbimi publik nuk do tė jetė i pavarur, do tė shtohen kostot nga xhepat e qytetarėve, dhe se nuk sigurohet as barazi me mediat e tjera private. VMRO DPMNE arsyetoi mbėshtetjen e kėtij drafti, me faktin se ai do tė sigurojė tė ardhura stabile dhe pavarėsi nga cilado pėrbėrje qeveritare.
“Shumica parlamentare e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së i mundëson përfitim kompanive private dhe dëme televizioneve private në Maqedoni. Me nenin 2 të propozimit shtesë, ju në pjesën e emetimit ‘prime time’ rrisni minutat që nuk ekzistojnë, në shtetet tjera... në këtë mënyrë, pastroni hapësirën mediale që të mbetet vetëm e vërteta e VMRO-së dhe e askujt tjetër, ndërsa BDI-ja të vërtetën e vet e paraqet në kanalin e dytë. Kjo është hapësira mediale në Maqedoni”, tha Jani Makraduli, LSDM.
“Ky televizion në një periudhë të afërt, të arrij standardin e Televizionit të Kroacisë edhe sa i përket shikueshmërisë, të të ardhurave stabile , të pavarësisë dhe produktivitetit vetjak të sferave të ndryshme si arsimore, kulturore, politike dhe të tjera. Për këtë shkak vlerësoj se ne të gjithë mund të ndihmojmë me votimin e këtyre ndryshimeve”,deklaroi Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.
“Propozimi shtesë dhe neni 2 nuk kanë lidhje dhe janë kundër programit të HTV, atje nuk ka reklama në ‘prime time’, atje nuk keni lojëra fatesh”, tha Jani Makraduli, LSDM.
Debat i ashpër u zhvillua edhe rreth rritjes së taksës radiodifuzive nga 130 në 190 denarë. VMRO DPMNE theksoi se taksa ndahet në tre pjesë dhe nuk shkon e gjitha në arkën e shërbimit publik. Ata i kujtuan LSDM-së politikat e saja në këtë drejtim, në kohën e qeverisjes së saj.
“Pres nga deputetët e VMRO-DPMNE të më tregojnë një shembull në Evropë ku këshilltari i kabinetit të kryeministrit është emëruar redaktor në programin informativ në shërbimin publik. Të nderuar koleg të VMRO-DPMNE, qytetarët nuk mund të paguajnë nga xhepi i tyre për makinerinë e votimit të VMRO-DPMNE. Një praktikë e tillë nuk mund dhe nuk guxon të vendoset”, deklaroi Emilija Stankoviq, LSDM.
“Ju keni votuar që çmimi i taksës të jetë 2.5 për qind nga paga mesatare prandaj debati juaj tani është i zbrazët, populizëm i lirë. Kur jeni në opozitë, rrihni gjoksin dhe pranoni gjithçka që dikujt i kujtohet në shtet, nëse ju thotë ‘të mos ketë tatime’, do të thoni ‘ok’- vetëm e vetëm që të rrisni rejtingun”, tha Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.
Interesim për të debatuar rreth ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjit për radiodifuzion, shprehën vetëm deputetët e LSDM dhe VMRO-DPMNE ndërsa nga deputetë shqiptar, i vetmi që u paraqit ishte ai i RDK-së Izet Zeqiri. Deputetët e BDI-së dhe PDSH-së, nuk u paraqitën as për të replikuar nga akuzat e LSDM-së.