Nė Ballkan njė ndėr grupet kriminale mė tė njohura ėshtė “mafia shqiptare” e cila ėshtė e specializuar nė tregtinė e heroinės nė rajon dhe vendet e Bashkimit Europian. Tė dhėnat e fundit qė vijnė nga ekspertė tė Kombeve tė Bashkuara konfirmojnė se sasi tė madhe tė drogės arrijnė nė Europėn Perendimore nga Afganistani dhe vende tė tjera aziatike nėpėrmjet Turqisė dhe Ballkanit. Sipas tyre, ky i fundit ėshtė kthyer nė njė nga korridoret kryesore tė trafikut.
Këtij rrjeti ndërkombëtar gjithashtu i përkasin italianët e “Ndrangeta, klane nga Mali i Zi, kartelet e drogës në Turqi, si dhe nga Rusia dhe Kaukazi.
Sipas analizave të Kombeve të Bashkuara, vlerësohet se deri tani 80 për qind e drogës arrin në Evropën Perëndimore nga Afganistani, përmes Turqisë dhe Ballkanit.
Grupet kriminale shpesh kanë përdorur më parë korridorin verior të Ballkanit, veçanërisht për heroinën nga Afganistani përmes Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë, Serbisë, Hungarisë dhe Rumanisë.
Hulumtimet e fundit tregojnë se trafikantët janë gjithnjë duke përdorur rrugët nga Turqia, Greqia, Maqedonia dhe Shqipëria drejt Italisë, sidomos kur bëhet fjalë për kokainë.
Sipas ekspertëve, lufta kundër drogave të paligjshme duhet të forcohet në nivel kombëtar, pasi ka një marrëveshje ndërmjet grupeve kriminale vendase, të cilat shpesh bashkëpunojnë me njëri- tjetrin./ansa/