Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Gjysmėvjetori nuk filloi pėr tė gjithė nxėnėsit

Gjysmėvjetori nuk filloi pėr tė gjithė nxėnėsit

  Publikuar: 24 Janar 2012, e Marte 15:41:58. E lexuar 71 herė
Gjysmėvjetori nuk filloi pėr tė gjithė nxėnėsit

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Rrugė tė bllokuara nga bora, mungesa e ngrohjes dhe kushtet mjeruese pėr mėsim janė arsyet qė nė shumė shkolla fillorė tė vendit fare tė mos nis gjysmė-vjetori i dytė i vitit shkollor 2011-2012. Nė fshatin Dragomisht i Madh tė Kėrēovės dhjetėra prindėr kanė protestuar duke mos lejuar fėmijėt e tyre tė shkojnė nė shkollė pėr shkak tė kushteve jashtėzakonisht tė kėqija pėr mėsim. Sipas tyre, shkolla periferike “Zeqir Dauti” ėshtė para rrėnimit dhe rrezikon jetėn dhe shėndetin e 50 nxėnėsve tė kėtij fshati, nga klasa e parė deri nė tė pestėn. Prindėrit me kėtė rast i bėjnė apel Ministrisė sė Arsimit tė pėrfundojė ndėrtimin e objektit tė ri shkollor tė nisur qė para 6 viteve, nė tė kundėrtėn protestat do t’i zhvendosin nė magjistralen Shkup-Ohėr ku do tė bllokojnė qarkullimin e makinave.

“Ne kemi vendos prej moti kohë por sot kemi marrë hapin e parë që ti kujtojmë ata se kemi bisedu edhe me drejtorin edhe me kryetarin e komunës, jo se ata kanë ndonjë qëllim të keq por kërkojmë prej Ministrisë së arsimit që të bëhet për një kohë më të shpejtë”.
“Neve na detyruan që sot të ndërmarrim këtë masë të rreptë dhe të jemi të mendimit se fëmijët tanë nuk do ti lëshojmë në shkollë përderisa nuk ndërmerren masa  që atyre tu jepen kushte normale për shkollën”.
Nga ana tjetër, drejtori I shkollës qendrore “Rexhë Rushit Zajazi”, Sulejman Dërvishi thotë se është i njoftuar me kushtet e vështira të shkollës në fjalë. Ai shton se në Ministrinë e Arsimit i ka dërguar të gjitha kërkesat e duhura për ndërtimin e objektit të ri shkollor dhe se ka hasur në gatishmëri për bashkëpunim, andaj sipas tij, mbetet vetëm çështje kohe. Madje ai ka ofruar një zgjidhje të përkohshme.
“Ne u ofruam atyre që përkohësisht për shkak të gjendjes reale, vërtet të kushteve të vështira që të bëjmë transfer përkohësisht të atyre nxënësve prej në shkollën periferike këtu në shkollën qendër. Dhe përpos kësaj bashkë me kryetarin e komunës e mori përsipër ta sigurojë edhe udhëtimin edhe pse nuk plotësojnë kriteret më ligj që duhet të ketë së paku dy kilometra për udhëtim. Mirëpo, një gjë të tillë ata nuk e pranuan dhe ja gjendja dhe situata është kjo”, tha Sulejman Dërvishi, drejtor i Sh.f “Rexhë Rushit Zajazi”.
Gjysmëvjetori i dytë gjithashtu nuk ka nisur edhe në tre shkolla të Komunës së Studeniçanit për shkak të rrugëve të bllokuara nga bora, ndërsa në Komunën e Strugës për shkak të problemeve me ngrohjen. Ndërkohë Ministria e Arsimit sot bëri të ditur se gjysmëvjetori i dytë shkollor ka nisur pa probleme përveç në disa komuna perëndimore të vendit të cilat janë përfshirë nga reshjet e mëdha të borës.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com