Nicole Scherzinger ka publikuar nė Twitter disa fotografi nga pushimi i saj nė Meksikė, ku qėndroi pėr t’u qetėsuar pas njė viti mjaft stresues.
33-vjeçarja ka qëndruar në plazhet e vendit të njohur për pushime, Punta de Mita Imanta, ndërsa përmes fotografive ka treguar përjetimet e saj dhe ka njoftuar se mezi pret të kthehet në studio dhe të incizojë albumin e saj të ri.
Veç tjerash, këto fotografi dëshmojnë se këngëtarja duket bukur edhe natyrale, pa makijazh.
Në intervistat e mëparshme, Nicole ka deklaruar se e ka të vështirë të punojë në albumin e saj të ri për shkak të angazhimit në ‘X Factor’. Ndërkohë, ajo do të jetë në vazhdimin e tretë të filmit “Man in Black”.