Kėshilli i Mandateve mblidhet sot nė Kuvend pėr tė shqyrtuar nisjen e procedurės sė heqjes sė imunitetit tė 3 deputetėve socialistė, me kėrkesė tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme.
Nė mbledhjen e sotme pritet tė diskutohet nė lidhje me heqjen e mandatit tė deputetėve Besnik Baraj, Tom Doshi e Taulant Balla.
Kërkesa e organit të akuzës u dorëzua dje në Kryesinë e Kuvendit, me qëllim sqarimin e pozicionit të secilit prej deputetëve gjatë ngjarjes së 21 janarit.
“Për të sqaruar plotësisht pozicionin e deputetëve Besnik Baraj, Tom Doshi dhe Taulant Balla në raport me ngjarjet e datës 21.01.2011, për veprën penale të “organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, lind e domosdoshme kryerja e disa veprimeve hetimore ndaj tyre. Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë dhënien e autorizimit për procedim të 3 deputetëve socialistë”, tha dje gjatë një konference për shtyp Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama.