Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

"Nuk mund tė humbim mė shumė pikė"

"Nuk mund tė humbim mė shumė pikė"

  Publikuar: 22 Janar 2012, E Dielle 15:37:51. E lexuar 128 herė
\

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

"Nuk mund tė humbim mė shumė pikė"

Josep Guardiola e di shumë mirë se nëse dëshiron të mbajë shpresat për titull të gjalla, duke e parë Real Madrid momentalisht 5 pikë përpara, ekipi duhet ti lë të ikë sa më pak pikë që është e mundshme. Për më shumë, ekipi duhet të përmirësojë paraqitjet jashtë Camp Nou nëse dëshiron të fitojë ligën.

"E dimë që në Ligë jemi prapa një rivali që nuk humb pikë dhe ne nuk mund të lejojmë që të na ikë edhe ndonjë pikë. Nëse nuk dëshirojmë që të rritet avantazhi i tyre, nuk mund të humbim më shumë pikë. Ne kemi edhe pjesën e dytë të ligës. Ndeshjen e kupës në Bernabeu duhet ta marrim si model dhe kështu mund të kemi mundësi të fitojmë titullin në fund të sezonit."

Për ndeshjen me Malaga, Guardiola tha:

"Ekipi i Manuel Pellegrini luan gjithmonë mirë. Malaga është ekip shumë solid, me një trajner dhe futbollistë që kanë shumë eksperiencë. mbrojtësit e majtë dhe të djathtë luajnë shumë thellë, anësorët e tyre dinë si të luajnë dhe sulmuesit e tyre krijojnë hapsira. Në përgjithësi, ata janë lojtarë kualitativ. Për të zvogëluar epërsinë me Real Madrid duhet të vrapojmë më shumë, të sulmojmë dhe të mbrohemi më shumë."

Janari, një muaj i komplikuar

Menaxheri i klubit e cilësoi Janarin si "muaji më i vështirë i vitit, kthehemi nga pushimi, klima, kërkesat, në cdo kuptim janë shumë të mëdha. Nuk ka kohë të mendohet se cka ka ndodhur 2 apo 3 ditë më parë, duhet të shkosh vetëm përpara dhe të shohësh ku do përfundosh. Është muaj i rëndësishëm sepse në të mëson se a do të jesh në finale apo jashtë finales në një kompeticion sic është Kupa e Mbretit."

Në fund, Guardiola nuk dëshiroi të flasë për kërkimfaljen e Pepe dhe për fjalët që Mourinho i tha për Busquets. Guardiola tha: "Nuk i përgjigjem atyre që i thojnë në konferencë për shtyp kolegët e mi."

Guardiola gjithashtu ishte shumë i kënaqur pasi Pedro mori dritën e gjelbër nga mjekët: "Është lajm i mirë. Po flasim për një lojtar të cilin e dua shumë, ai i ofron ekipit shumë gjëra," përfundoi Guardiola.                                     Driton-Toni / TeLajmi.com



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com