Edhe pse ēdo ditė po qarkullojnė emra tė mundshėm pėr transferim nė skuadrėn e Shkėndijės, ende nuk ka asgjė tė re reth tyre.
Ende asnjë lojtarë nuk ka arritur në Tetovë nga ato që u potencuan ditë më parë, se do të përforconin skuadrën me disa lojtarë cilësor të huaj. Ditë më parë folej se do të arrijë një argjentinas dhe dy sërb në Tetovë, por ditët kaluan dhe asnjë lojtarë nuk arriti të vijë në Shkëndijës.
Nga tabori i Shkëndijës ende janë optimist se do të vinë disa emra të rinjë dhe potencojnë që mbrenda javës skuadrën do ti bashkangjiten 2-3 futbollistë.
Nga ana tjetër transferimi i Demirit, nuk po merr drejtimin e duhur, pasi që ende nuk janë pajtuar palët reth kushteve të kontratës, ku mësojmë se ka gjasa që në stinorin pranveror Ertan Demiri të rikthehet në Arabinë Sauditë, për të vazhduar karierën e tij, ndërsa Armend Alimi tashmë gjendet në Suedi ku është duke vijuar testimet me klubin e Orebro, dhe sipas të gjitha gjasave do të nënshkruaj marrëveshje me këtë klub.